Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Indeksi i mirëqenies digjitale: Shqipëria me internetin më të shtrenjtë në rajon

Në një studim mbi mirëqenien digjitale në 121 vende, Shqipëria renditet në vendin e 68. Studimi indekson çdo vend sipas pesë treguesve kryesorë që tregojnë si ndikojnë mjetet digjitale në cilësinë e jetesës së popullsisë.

Indeksi i Cilësisë së Jetës Dixhitale 2023 të “SurfShark”, merr në konsideratë këto pesë parametra: përballueshmëria e internetit, cilësia e internetit, infrastruktura elektronike, siguria elektronike, e-qeverisja.

Përsa i përket përballueshëmërisë së internetit, Shqipëria renditet e fundit në rajon; në raport me Serbinë që renditet e 60 ,Greqia (75), Bosnje – Hercegovina (54) , Mal i Zi (70) dhe Maqedonia e Veriut (67).

Në treguesit e tjerë të mirëqenies digjitale Shqipëria renditet e 79-a për cilësinë e internetit, 78-a për infrastrukturën elektronike, 46-a për sigurinë elektronike, 46 dhe në vendin e 60 për e-qeverisjen.

Vendet me cilësinë më të mirë të jetës dixhitale në vitin 2023

Listën e kryeson Franca, e renditur e para për përballueshmërinë e internetit, në të pestin për cilësinë dhe ndër 20 vendet e para për infrastrukturat elektronike, sigurinë dhe qeverisjen.

Pas Francës, listohen vende si Finlanda, Danimarka, Gjermania, Luksemburgu etj.

Por disa njerëz duhet të punojnë për dy javë vetëm për të përballuar internetin. Në Zimbabve (vendi me internetin fiks më pak të përballueshëm), njerëzit duhet të punojnë 12 herë më shumë se mesatarja globale (5 orë 59 minuta) për të përballuar një abonim mujor.

Sipas këtij raporti, globalisht interneti po bëhet më i përballueshëm. Krahasuar me vitin e kaluar, njerëzit duhet të punojnë 11% (42 minuta) më pak për të përballuar internetin fiks në 2023. Interneti celular është gjithashtu më i përballueshëm — njerëzit duhet të punojnë 26% (41 minuta) më pak se sa në 2022.

Por paratë nuk e blejnë gjithmonë lumturinë dixhitale. Kështu edhe pse Evropa Veriore e ka GDP vjetore 15% më pak, e tejkalon Amerikën e Veriut për cilësinë e jetës digjitale; Ose GDP e Azisë Perëndimore për kryeqytet është 38% më e lartë se mesatarja globale, por cilësia e jetës digjitale është më e ulët se mesatarja në këto vende.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *