Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bashkitë shpenzuan mbi 880 mijë euro për dekorin e festave

Pema e vitit të ri, zbukurimet e dritat shumëngjyrëshe janë dekoret që ia shtojnë atmosferën festave të fundvitit. Mirëpo, kjo periudhë shërben për pushtetin lokal edhe si një mënyrë për të zbrazur thesin e buxhetit publik.

Nga një hulumtim në prokurimet publike të dy muajve të fundit vëmë re se Bashkia Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Pogradec, Elbasan, Berat, Sarandë, Kurbin dhe Vau i Dejës ishin 10 bashkitë që shpallën tenderë për dekorin festiv të qytetit me rastin e festave të fundvitit. Edhe bashkia e Dibrës shpalli tender, por u tërhoq më pas.

Në total këto bashki kanë shpenzuar 880 mijë euro për dekorin e qyteteve të tyre. Bashkia që ka shpenzuar më shumë është ajo e Tiranës me 263,297 euro, ndjekur nga bashkia Korçë me 144,134 euro,  Durrësi me 116,250 euro dhe Elbasani me 115,057 euro.

Bashkitë të cilat kanë shpenzuar më pak janë Saranda me 15,375 euro, Vau i Dejës me 11,500 euro dhe Berati me 9,000 euro.

Ofertat shumë pranë fondit limit

Në pjesën më të madhe të ofertave nga kompanitë e ofruara në garë ato qëndrojnë njësh me fondin limit të vendosur nga bashkitë, ose shumë pranë tyre.

Në tenderin për shtëpitë e drurit në Korçë u skualifikuan ofertat me çmime të ulëta, ndërsa fitues u zgjodh oferta që përkon me 100% të fondit të vënë në dispozicion.

Ndërsa në Tiranë, një prej tenderave të zbukurimit pati vetëm një konkurrent i cili kërkoi 99.4% të fondit limit. Njëjtë veproi edhe Bashkia Pogradec, e cila pati vetëm një ofertë, me 98,7% të fondit limit.

Mungesë konkurrence në tendera

Në tenderat e shpallura për dekoret e qyteteve vihet re se ka një mungesë konkurrence, si pasojë e ofrimit të vetëm një kompanie në procesin e garës.

Në Tiranë, dy nga tre tenderat e dekorit kishin vetëm një ofertë, përkatësisht nga kompanitë “Iceberg Communication” dhe “Sezon Dekor”

Edhe në tenderat e shpallura nga bashkitë Pogradec, Elbasan, Vlorë dhe Durrës ka vetëm një kompani të pranishme në garë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *