Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shtyrja e ligjit “të përkohshëm” për investimet strategjike shihet me shqetësim nga ekspertët

Ligji për investimet strategjike mund të shtyhet sërish, sipas një deklaratë të Ministrit të Financave Ervin Mete në një konferencë për mediat.

“Ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsiderohen investime strategjike, por edhe me aspektin operacional të ligjit por edhe me shtyrjen e afatit”, tha Mete.

Shtyrje e afatit për të katërtën herë shihet një zhvillim jo pozitiv nga ekspertët. Ligji i miratuar në 2015 u shty në vitin 2018, 2019 dhe 2021.

Ky ligj i përkohshëm u hartua me qellim thithjen e investimeve të huaja duke i garantuar statusin “investitor strategjik” projekteve me vlerë mbi 5 milionë euro që punësojnë të paktën 80 punëtorë.

Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania thotë se ky ligj nuk ka shënuar një histori suksesi në vend: “Më shumë se potencial ekonomik për Investime të Huaja ato u karakterizuan nga Investitor të panjohur, shpesh edhe klientelist”.

Ligji ka prodhuar raste të bujshme korrupsioni dhe nepotizmi, prandaj ekspertët e konsiderojnë atë si klientelist.

 “Duke monitoruar këto Biznese me status Investitor Strategji me qëllim afishimin e një Pasaporte Biznesi , nuk konstaton ndonjë korporatë te industrisë prodhuese evropiane apo ndërkombëtare”, thotë Brahaj.

Ajo shton më tej se dhe vendimmarrja dhe kriteret për bizneset që kanë përfituar nga ky Ligj është jo fort transparente.

“Ligji është kërkuar më herët të përmirësohet, çka nuk është konsideruar nga mazhoranca. Shtyrja e afatit të tij nuk është diçka pozitive dhe me garanci për procese të rregullta”, përmbyll Brahaj.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi po ashtu e kritikon këtë ligj dhe shtyrjen e mundshme të afatit: “Se çfarë të mirash publike mund të prodhojë kjo shtyrje e pritshme e afatit të ligjit, cilido e kupton lehtësisht: grabitje të tokave, trojeve dhe të bregdetit publik, shpronësime të paligjshme të tokave e trojeve private, lehtësira fiskale që mundësojnë para të lehta për “treshen” e mësipërme dhe deformime të konkurrencës në tregje”, shprehet Preçi.

Qeveria shqiptare i ka dhënë 5.8 milionë metër katror tokë investitorëve strategjikë në të gjithë vendin,  nga të cilat 23 milionë m2 në bregdet, përmes ligjit për Investimet Strategjike.

Vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike, tregojnë se bregdeti i jugut mbetet zona më e lakmuar për investitorët strategjikë. Edhe pse ky ligj kishte për qëllim thithjen e investitorëve të huaj, vetëm 2 nga 51 projektet e miratuara kanë ardhur plotësisht nga jashtë.

Investimet nga kompanitë vendase dhe njerëzit e afërt me pushtetin, kanë krijuar kantiere masive ndërtimi në kodrat e gjelbëruara të jugut, të cilat po kthehen në resorte ekskluzive vilash.

Referuar të dhënave të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), 23 projekte janë miratuar për investime strategjike në fushën e turizmit vetëm në bregdet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *