Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Manovër qetësuese” Ligji për Investimet Strategjike shtyhet deri në 2024

Qeveria është tërhequr nga propozimi për të shtyrë ligjin për Investimet Strategjike deri në 2027, duke e shtyrë me një vit “me shpresën që do të jetë gati deri atëherë ligji i ri integral”.

Propozimi u bë nga deputeti i mazhorancës Eduard Shalsi me disa ndryshime, që sipas tij, do të përmirësonin ligjin. Këto ndryshime parashikonin që vlera e investimit të rritet në 100 milionë euro dhe t’i jepej më shumë rol ministrive të linjës për përgatitjen e kontratave dhe studimeve.

Nga viti 2016 deri më tani janë trajtuar 88 projekte investimi, nga të cilat 44 kanë përfituar statusin dhe 34 janë në fazë vlerësimi, ndërsa 14 janë refuzuar.

Shalsi pranoi rrëzimin e kërkesës së tij pa hezitim dhe votoi vetëm shtyrjen e afatit me një vit. Ai theksoi se sheh me rëndësi hartimin sa më parë të ligjit të përhershëm për investime.

Deputetët e opozitës e cilësuan ligjin klientelist dhe korruptiv ligjin. Eksperti Zef Preçi, i pyetur mbi këtë ndryshim të qeverisë, tha se kjo është një manovër për të qetësuar opinionin publik në një kohë që u miratua ligji për Zonat e Mbrojtura.

“Me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, në një farë mënyrë nuk ju duhet më ky ligj sepse legjitimohet aktiviteti në këto zona”, tha Preçi duke shtuar se ky ligj u kalua pa asnjë konsultim publik.

Sipas tij privilegjet që i jepen investitorit strategjik përmes këtij ligji, tashmë mund të përfitohen dhe nga ligji për Zonat e Mbrojtura.

“Është shqetësuese agresiviteti që përdor qeveria në vendimmarrje, ku e gjitha është në interes të partive, oligarkëve dhe bandave kriminale”, tha Preçi për Citizens.

Edhe tërheqja, në këtë rast nga shtyrja e afatit, erdhi sërish nga mazhoranca, pavarësisht kundërshtive që ka pasur nga opozita dhe shoqëria civile.

Qeveria miratoi 2 javë më parë ndryshimet ligjorë për Zonat e Mbrojtura, pavarësisht protestave dhe kundërshtive të mjedisorëve. Në një seancë

Në një seancë plenare që zgjati gjithsej tetë minuta mazhoranca votoi me forcën e kartonave ligjin që i hap rrugë ndërhyrjeve në Zonat e Mbrojtura.

Korrelacioni mes ligjit për investimeve dhe atij të zonave të mbrojtura dhe tentativat e qeverisë për “t’i falur këto zona”  tek investitorët kanë nisur që me tkurrjen e tyre përmes VKM-së së janarit 2022.

Përmes kësaj VKM-je qeveria hoqi mijëra hektarë nga zonat e mbrojtura, duke i reduktuar ato me 20% të sipërfaqes që kishin.

Pas këtyre dy ndryshimeve, ju hoq statusi zonë e mbrojtur dhe iu hap rrugë investimeve, në zonën urbane të Ksamilit, plazhin e Manastirit, të Pasqyrave, Pulëbardhave, Gjirit të Hartës e deri në kufirin jugor si Gjiri i Marinës e gjiri i Pemës së Thatë.

Vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike, tregojnë se bregdeti i jugut mbetet zona më e lakmuar për investitorët strategjikë. Edhe pse ky ligj kishte për qëllim thithjen e investitorëve të huaj, vetëm 2 nga projektet e miratuara kanë ardhur plotësisht nga jashtë. Investimet nga kompanitë vendase dhe njerëzit e afërt me pushtetin, kanë krijuar kantiere masive ndërtimi në kodrat e gjelbëruara të jugut, të cilat po kthehen në resorte ekskluzive vilash.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *