Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Kriza e transportit publik”: Shoqata e operatorëve njofton heqjen e abonesë në mars

Shoqata Kombëtare e Transportit Publik njofton se në muajin mars ata nuk kanë mundësi financiare të përballojnë kostot e shtuara të shërbimit pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës dhe kësisoj, do të heqin abonenë.

Në datë 21 të këtij muaji, ata iu drejtuan me një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Belinda Ballukut, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kërkuan lehtësim të kostove përmes:

  1. Rimbursimit të TVSH-së.
  2. Heqjes së akcizës 37 lekë/litër
  3. Heqjes së taksës të qarkullimit në karburant 27 lekë/litër.
  4. Rimbursim nga ministritë përkatëse sa i përket kategorive të individëve (Invalidë pune, të verbër, paraplegjikë, tetraplegjikë, studentët) që marrin shërbimin e transportit publik me çmim të reduktuar ose falas.

Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, është e pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti”, – shkruhet në një reagim në rrjetet sociale.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit pohojnë se mbeten ende me shpresën e një zgjidhjeje të situatës, sipas premtimeve të bëra.

Pandemia thelloi problematikat e sektorit të transportit publik

Në datën 14 mars 2020, pas shfaqjes së rasteve të para me Covid-19 në Shqipëri, transporti publik ishte një ndër sektorët i cili u pezullua, si mënyrë për të parandaluar rritjen e rasteve më koronavirus.

Prej atij muaji, ndonëse masat u lehtësuan dhe rifilloi aktiviteti ekonomik, transporti publik qëndroi i mbyllur deri në muajin korrik, 2020. Punonjësit dhe përfaqësuesit e këtij sektori u shprehën se po përballen me vështirësi të shtuara ekonomike si pasoje e reduktimit me 50% të përdoruesve të autobusëve dhe kërkuan ndihmë në përballimin e kostove.

Njëjtë si më sipër, ata kërkuan heqjen e akcizës, zbritjen e TVSH-së nga 20% në 0%, rimbursimin e kategorive të përdoruesve të cilët përfitojnë shërbimin falas.

Reduktimi i pasagjerëve bëri që në verën e shkuar abonoja e përgjithshme të shitet nën kosto, 600 lekë, duke rënduar më tej gjendjen ekonomike të këtij sektori.

Shitja nën kosto erdhi si pasojë e reduktimit të përdoruesve të autobusëve, ndërsa sasia e aboneve, dhënë nga Bashkia Tiranë çdo fillim muaji, është e njëjtë si para pandemisë.

Gjatë muajve qershor-korrik-gusht 2021, Bashkia Tiranë vendosi që të pezullojë abonetë me qëllim bërjen e një studim mbi transportin publik, të cilat u goditën nga pandemia.

Fill pas lajmit se Bashkia Tiranë do të hiqte abonetë, Organizata Politike u angazhua në nënshkrimin e një peticioni i cili kërkonte risjelljen e abonesë në treg. Një grup aktivistësh protestuan përpara Bashkisë Tiranë për kthimin e saj.

Në 21 qershor u dorëzua peticioni i nënshkruar nga 11 mijë qytetarë pranë Bashkisë. Në korrik, aboneja e përgjithshme u kthye në treg.

Në fund të muajin dhjetor të vitin 2021, Bashkia Tiranë miratoi një shumë prej një milion eurosh që do të shërbente si subvencion për ofruesit e shërbimit të transportit publik, bazuar në kilometrat e përshkuara gjatë muajve.

Pavarësisht kësaj ndihmese, Rixhin Qoshja nga Shoqata e Transportit pohon se ky sektor ndodhet në vështirësi të madhe ekonomike, pasi përdoruesit janë përgjysmuar, çmimi i naftës është rritur, ndërsa shërbimi vijon të ofrohet i njëjtë si para pandemisë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *