Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ligjet e reja që dënojnë me burg përhapjen e viruseve kalojnë në Kuvend pavarësisht kundërshtive

Nesër, më 16 Prill Kuvendi i Shqipërisë do të votojë një sërë ndryshimesh në Kodin Penal, ndër të cilat edhe dënimi deri në 15 vite burg për çdo person që thyen rregulloren e karantinës dhe infekton një person tjetër duke i shkaktuar vdekjen.

Këto masa u propozuan fillimisht nga kryeministri Rama e më pas u materializuan  nga deputetja Edlira Bode, masa të cilat konsistojnë në dënimin me gjobë ose burg për çdo person që nuk respekton distancimin social dhe si pasojë infektimin e personave të tjerë.

Parashikohet që këto vepra penale të hynë në fuqi vetëm në kohë pandemie apo fatkeqësie natyrore.

Veprat e reja penale parashikojnë dënime të ashpra që kanë nxitur reagimin e mbi 30 organizatave shqiptare në mbrojtje të të drejtave të njeriut të cilat i cilësuan ato si represive dhe jo njerëzore.

Të shumtë kanë qenë dhe personazhet publike që kanë shprehur kundërshtitë e tyre hapur në rrjetet sociale.

Gazetari Mentor Kikia për “pasurimin” e Kodit Penal:

Aktivistja Brizida Gjikondi – “Krim i pastër kushtetues”

Juristi Jordan Daci – “Parregullsitë në ndryshimet e Kodit Penal” 

Në një mbledhje online të zhvilluar dje Komisioni Parlamentar i Ligjeve, ka modifikuar disa nga propozimet e qeverisë për ndryshimet e Kodit Penal, të cilat parashikonin dy dënime, me gjobë edhe me burg. Kjo pasi bie në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2012, vendim i cili e përcakton si shkelje të parimit kushtetues të proporcionalitetit, parashikimin e dy dënimeve njëkohësisht në Kodin Penal.

Propozimet e reja të miratuara nga Komisioni dje janë:

  • Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhërat, vendimet e nxjerra nga organet shtetërore gjate epidemisë ose gjëndjes së fatkeqësisë natyrore, kur është dhënë më para masa administritative, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
  • Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin, vetëkarantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës, vetëkarantinës ose izolimit nga personi bartës ose jo i sëmundjes infektive, dënohet me burgim nga 2 deri në 3 vjet
  • Përhapja e sëmundjeve infektive, moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me urdhrat, vendimet e nxjerra nga organet shtetërore që kanë të bëjnë me parandalimin apo luftimin e sëmundjeve infektive, kur ka shkaktuar përhapjen e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njerëzve dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
  • Kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet. Kur kjo vepër, ka shkaktuar vdekjen e një ose më shumë personave, dënohet me burgim nga pesë deri në 15 vjet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *