Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

BERZH konfirmon ndikimin negativ të hidrocentraleve shqiptare mbi njerëzit dhe mjedisin

Nga Igor Vejnovic / Bankwatch*

Ka qenë një verë e nxehtë në të gjithë Ballkanin. Një valë të nxehti e quajtur Luçifer goditi Shqipërinë, duke tharë lumenjtë dhe duke shkaktuar zjarre të shumta në pyje. Duke qenë se Shqipëria mbështetet 90% të prodhimin të energjisë elektrike nga hidrocentralet, thatësira shkaktoi një rënie të dukshme të prodhimit, duke e detyruar atë të importojë 80 përqind të energjisë elektrike. Ky është një paralajmërim për financuesit dhe investitorët e përfshirë në furinë e tanishme të hidrocentraleve që ndryshimet klimatike nuk janë vetëm reale por ato rrisin rrezikun e investimeve në hidrocentralet të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Ka qenë një verë e nxehtë gjithashtu edhe për stafin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ajo ngarkoi grupe pune për të verifikuar gjetjet që Bankwatch ka patur gjatë një misioni për zbulim të fakteve nga qershori i këtij viti. Gjatë misionit tonë ne zbuluam shkatërrimin e lënë prapa nga hidrocentralet e Rrapunit dhe Tërnovës të cilët financohen nga banka. Gjetjet e BERZH konfirmojnë shumë nga vëzhgimet e bëra nga ana jonë siç na ka treguar banka në komunikimet tona të vazhdueshme me e-mail.

Rrapuni

Me pak fjalë, në lidhje me hidrocentralet Rrapuni 1 & 2 pranë qytetit lindor të Librazhdit, BERZH-i konfirmon që mungesa e ujit në lumenjtë Qarrishtë dhe Rrapun është duke shkaktuar midis të tjerash mungesë uji për një mulli gruri që përdoret nga 200 persona.

BERZH-i kritikon gjithashtu hidrocentralet Rrapuni 3 & 4 të cilët kanë lidhje njëri me tjetrin, duke thënë se ndërtimi “pa rrjedhjen ekologjike dhe pa një rrugë kalimi për peshqit është i papranueshëm dhe tregon një defiçit në kontroll nga autoritetet shqiptare”.

Diga e Rapuni 3 & 4, nën pronësinë e Kishës Orthodokse Shqiptare, është e lidhur me projektet e Rapuni 1 & 2 me një tunel ujor, por nuk është e financuar drejtpërdrejt nga BERZH.

Kisha Orthodokse refuzoi të fliste me Bankwatch dhe partnerët tanë EcoAlbania rreth katastrofës mjedisore që diga e tyre ka shkaktuar, edhe pas përpjektjeve të vazhdueshme për të tërhequr vëmendjen e tyre mbi këtë problem.

Tërnovë

Është e pamundur të mos shohësh shkallën e lartë të erozionit dhe shpyllëzimit të shkaktuar nga hiodrocentrali i Tërnovës afër qytetit të Bulqizës. Një sistem liqenesh është përdorur për të ushqyer hidrocentralin e Tërnovës atje. Si pjesë e projektit, një sistem kanalesh transporton ujë nga liqenet më të vogla në atë kryesorin, Liqeni i Zi prej ku ushqehet hidrocentrali i Tërnovës.

Duke u bazuar në vetë zbulimet e saj, BERZH pranoi nevojën për ripyllëzimin e zonës.

Sidoqoftë, banka, ka zvogëluar rëndësinë e zbulimeve të Bankwatch të cilat thonë se liqenet akullnajore në atë zonë janë prekur nga prurjet e sedimenteve – duke e quajtur ndikimin “të kufizuar” – një gjykim që është i vështirë për tu kuptuar kur shikon kanalet e mbushura me ujë ngjyrë kafe të cilët transportojnë ujë nga liqenet e tjera në Liqenin e Zi. Me ujin e transportuar në Liqenin e Zi i cili përmban sasi të dukshme dheu, banka duhet të sigurojë që rekomandimet e dhëna nga ajo vetë për të vendosur struktura për kapjen e sedimenteve të zbatohen.

Mungesa e komunikimit

Banorët që ne takuam në qershor na treguan për një mungesë të fortë të komunikimit me kompaninë. Vera jashtëzakonisht e nxehtë, na thanë ata, shkaktoi probleme të rënda me vaditjen gjatë gushtit.

Për çudinë tonë të madhe, një mekanizëm i mungesës së depozitimit të ankesave ishte një ndër zbulimet e BERZH. Banorët nuk arritën të drejtonin ankesat e tyre drejt kompanisë. Dhe ankesa kryesore është kudo e njëjta: mungesa e ujit për vaditje. Duke qenë se i njëjti sistem i liqeneve përdoret për hidrocentralin, banorët dyshojnë se mungesa e ujit gjatë muajve të verës ka të bëjë me vetë hidrocentralin. Zemërimi ishte aq i madh saqë u përshkallëzua në konflikte fizike disa vite më parë. Nëse kompania do të kishte vendosur një pikë kontakti dhe një mekanizëm ankesash për banorët vendas, këto probleme mund të parandaloheshin.

Shumë pak, shumë vonë

Duke qenë se raportet e monitorimit dhe planet e veprimit mjedisor e social nuk janë bërë publike, as Bankwatch dhe as publiku shqiptar nuk mund të zbulojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Ajo çfarë më habit më shumë është se si këto probleme nuk janë përcaktuar gjatë misioneve të mëparshme të monitorimit nga ana e BERZH. Apo, nëse ato janë përcaktuar, përse nuk është bërë asgjë. Duke qenë se raportet e monitorimit dhe planet e veprimit mjedisor e social nuk janë bërë publike, as Bankwatch dhe as publiku shqiptar nuk mund të zbulojnë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Nëse BERZH do të kishte patur një transparencë më të madhe, kompania duhet të ishte treguar më e përgjegjshme dhe të zgjidhte problemet që dalin. Por edhe më tepër se kaq, të lejojë hyrjen në të dhënat e monitorimit gjë e cila mund të jetë e dobishme për të gjithë palët e interesuara. Nëse BERZH shkon një hap më larg dhe kërkon nga klientët e saj që të nxjerrin të dhëna të hapura rreth indikatorëve kyç të mjedisit (si sasia e mbetur e rrjedhës së ujit në rastin e hidrocentraleve), mbikëqyrja e publikut mund të funksionojë si mekanizëm kontrolli dhe të kursejë kohë dhe para duke përcaktuar problemet që në fazë të hershme.

Por vetëm duke parë dëmet e shkaktuara nga thatësira e këtij viti dhe shkatërrimet e sjella deri më tani nga hidrocentrali i ndërtuar, unë jam gjithnjë e më i sigurt se një ndryshim i ligjeve nuk do të ishte i mjaftueshëm. Nevojitet një ndryshim i prioriteteve për investimet. BERZH-i duhet t’i japë përparësi energjisë diellore dhe asaj të erës në mënyrë që të arrijë qëllimet e saj për investimet mbi energjinë e rinovueshme. Investitorët kanë nevojë për një shenjë të fortë nga lojtarë të fuqishëm siç është BERZH për të zgjedhur diçka tjetër, me më shumë burime energjie të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Në mënyrë që banorët e Shqipërisë të mos kalojnë një verë tjetër me lumenjtë e tyre të tharë ndërkohë që zjarri është duke shkatërruar pyjet e tyre.

BERZH-i së fundmi nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë në Shqipëri. Ky është vetëm një hap në drejtimin e duhur për të stimuluar investimet e duhura në prodhimin e energjisë diellore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *