Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Si të reduktojmë faturat e energjisë elektrike? Pajisjet që harxhojnë më shumë energji

Konsumi i energjisë në Shqipëri ka pasur një rritje me 8 % çdo vit. Por njëkohësisht me rritjen e konsumit është bërë e vështirë edhe sigurimi i saj. Vendi ynë siguron energjinë elektrike nga burime të rinovueshme, por në raste thatësire të zgjatur sistemi i prodhimit mund të bjerë në kolaps. 

Prandaj Shqipëria është e detyruar të blejë energji nga jashtë. Sipas INSTAT vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit 2017 janë importuar pothuajse 1 milion MhW energji elektrike nga 3.7 milion MhW të konsumuara.  

Por sipas ekspertëve nëse familjet shqiptare do të përdornin me efiçiencë energjinë elektrike dhe nuk do të abuzonin me të, nuk do të ishte nevoja të importohej në këto shifra.

Kursimi i energjisë përbën një nga kushtet themelore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbetet një prej politikave të detyrueshme për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Në planin personal kursimi i energjisë ndikon në reduktimin e faturave dhe në një plan më të gjerë reduktimi i konsumit të energjisë është një mënyrë për të reduktuar emetimet e gazërave serë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Prandaj është i nevojshëm diversifikimi i mënyrave të prodhimit të energjisë duke shtuar burime të tjera të rinovueshme, por njëkohësisht edhe kursimi i konsumit.

Pikërisht për të ndërgjegjësuar qytetarët për përdorimin efiçient të energjisë, GIZ Albania, në kuadër të Tetorit Gjerman, orgnizoi për dytë ditë radhazi një minipanair në një nga rrugët e Tiranës. Ky minipanair ishte kurorëzimi i një nisme që kishte nisur kohë më parë dhe pjesë e saj ishin nxënësit e shkollës së mesme Sami Frashëri.

Nxënëse të gjimanzit Sami Frashëri duke informuar kalimtarë të rastit. Foto: Marinela Lina / Citizens Channel
Nxënëse të gjimanzit Sami Frashëri duke informuar kalimtarë të rastit. Foto: Marinela Lina / Citizens Channel

Me shpresën se do të ndërgjegjësonin familjet e tyre ata u informuan dhe morën përsipër disa detyra. Detyra e tyre ishte që me anë të paisjeve të posaçme të masnin se sa energji elektrike konsumonte secila paisje shtëpiake dhe se sa energji elektrike shpenzonin familjet mesatarisht në periudha të ndryshme të vitit.

Sipas matjeve rezultoi se paisja që shpenzonte me shumë energji elektrike ishte bojleri. Përafërsisht çdo familje harxhonte në muaj më shumë 200 kw/h.

Për këtë problem u ofrua dhe një zgjidhje tjetër nga organizatorët, të cilët prezantuan një pajisje që mundësonte programimin e orareve të ndezjes së bojlerit në mënyrë automatike në oraret që zgjidhje gje çka mundësonte nje kufizim të kostove.

Si të kursejmë energji?

Sipas përllogaritjeve të ekspërtëve të GIZ Albania, nëse familjet shqipëtare do të përdornin panele diellore do të kursenin më shumë se 60% të energjisë të shpenzuar për këtë qëllim.

Periudha që shënonte më shumë shpenzim të energjisë ishte dimri. Përdorimi i sistemeve të ngrohjes qëndrore dhe termoizolimi do të reduktonin tejmase kostot. Termoizolimi kursen 35-50% të energjisë për ngrohje dhe redukton humbjen e nxehtësisë 2-3 herë.

Ndër të tjera qytetarët u informuan për ndryshimet midis llampave tradicionale inkandeshente dhe atyre fluoreshente energji eficiente. Llampat Led jetojnë deri në 10 herë më gjatë dhe kursejnë 80% të energjisë. Llampa normale që ne përdorim në shtëpi harxhon rreth 900 kw/h ndërsa llampa fluoreshente harxhon 90kw/h pra gati sa 1/8 e llampës inkandeshente.

Gjithashtu përdorimi i pajisjeve elektroshtëpiake efiçiente ndikon drejtpërsëdrejti në kursimin e konsumit energjitik. Ekspertët këshillojnë që të blejmë paisje që i përkasin klasës energjitike A, A+,A++.

Nga përdorimi i energjisë me efiçencë mund të përfitojnë jo vetëm familjet, por edhe bizneset. Ekspertët e GIZ sollën për Citizens Channel shembullin e një investimi në biomasë që është bërë në një fermë në Durrës. Ky biznes ka instaluar një kaldajë e cila funksionon me bërsi ulliri dhe siguron ngrohjen e 500 metra katrorë sipërfaqe të një sere bujqësore. Kostoja e sigurimit të bërsive të ullirit është 8 herë më e ulët se kosto e naftës që nevojitej për ngrohjen e serës.

Ky reduktim në kostot e energjisë i ndihmon bizneset të kursejnë më shumë dhe rrjedhimisht të kenë mundësi më të larta për investime më të shumta në rritjen e mëtejshme të biznesit.

Energjia

Autor: Flavja Kenga

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *