Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qytetarët e Tiranës sfidojnë urdhërin për mbylljen Parkut të Liqenit

“Kjo fundjavë do të vijojë si e shkuara”, ishin fjalët e Kryeministrit Rama në njoftimin e tij të radhës për kufizimet e COVID-19. Forca policore kanë shkuar në biznese, plazhe dhe bare të ndryshme për të njoftuar se duhet të ndërprisnin aktivitetin, duke qënë se jo të gjithë kanë qenë të qartë me konfuzionin e krijuar nga lirim-shtrëngimi i masave.

Kundërshtimi i masave të vendosura nga qeveria për bllokimin e fundjavës ka vijuar edhe gjatë pasdites, ku një grup qytetarësh të organizuar nga pedagogu Erion Kristo kanë shkuar te Liqeni Artificial edhe pse forca policie kishin krijuar barrikadë për të ndaluar hyrjen.

Në statusin e tij në rrjetet sociale Kristo shprehet se nuk ka asnjë arsye shkencore apo vendimarrje shtetërore që e ndalon atë për të dalë.

Gjatë videos live të organizimit qytetar Erjon Kristo ironizon me faktin se dielli dhe ajri të bëjnë mirë dhe se njerezit u lodhën me këshillat e Piperos, megjithëse ky i fundit është shprehur për hapje të fundjavave.

Masat kontradiktore pas situatës të lehtësuar ditëve të fundit,  shifrat e ulëta të të infektuarve, adaptimi me rutinën gjatë javës, pjesmarrja e lartë në protesta, kanë qenë ndër faktorët që kanë ndikuar në revoltën e qytetarëve për të mos pranuar bllokimin e fundjavave.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *