Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Peripecitë e COVID-19 në Shqipëri, 7 ditë pritje për të marrë përgjigjen e tamponit…

“Prita shtatë ditë për të marrë përgjigjen e tamponit dhe në fund më thanë se tamponi im nuk gjendet dhe duhet ta ribëjnë”, tregon Omar Daka nga Tirana.

Rritja e rasteve të infektimit me COVD-19  në vendin tonë ka sjellë një fluks të kërkesave për testime nga qytetarët , duke sjellë vonesa në marrjen e rezultateve të tamponëve nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale në Shqipëri janë mbi 500 vatra aktive, ku 35% e tyre janë të lokalizuara në Tiranë, e të tjerat në qytete si Durrësi, Kukësi, në Korça, Shkodra etj., ku llogaritet një shifër incidence prej 130 raste për 100 mijë banorë.

Numri më i lartë i të infektuarëve në dy javë e fundit është shënuar sot, ku janë rregjistruar 396 raste të reja.

Në pritje të përgjigjes së tamponit

Laborantja Sidorela. B teorikisht duhet të testohej për herë të dytë me 28 Tetor pasi kishte rezultuar pozitive pas tamponit të parë, por ajo tregon për Citizens Channel se askush nuk ka shkuar për ta testuar për herë të dytë.

“ Paguajta 12.000 lekë në privat për të vërtetuar që isha negativizuar pasi përndryshe nuk kthehesha dot në punë. Për më tepër përgjigja nga ISHP merret në telefon dhe nuk është as e vërtetueshme për punëdhënësin”, thotë 25 vjeçarja.

Anida Truçi tregon se i ati i saj, 72 vjeç është testuar të Mërkurën në mbrëmje në Urgjencën e Durrësit (shtatë ditë më parë) dhe deri në këto momente ajo nuk ka dijeni për përgjigjen e tamponit, edhe pse nga shenjat klinike ishte shumë e qartë se vuante nga COVID-19.

“Në fillim më thanë se nuk mund ta dërgonin babain për kurim në Tiranë pa marrë përgjigjen e tamponit, ndërkohë që ishte në oksigjen. Të dielën në mbrëmje e dërguan, pasi gjendja u përkeqësua dhe përgjigja e tamponit tashmë s’ka asnjë vlerë”, përfundon ajo.

Babai i Anides duke u kuruar ne Urgjencen e Durresit

Peripecitë e familjarëve të të infektuarëve

Anida Truci pohon se peripecitë e familjarëve të të infektuarëve janë të mëdha. Ajo ka ardhur nga Athina pasi është njoftuar për gjëndjen e rënduar të të jatit. E rraskapitur nga ditë me rradhë pa gjumë në stolat e spitalit, duke pritur lajme për babain, 38-vjeçarja nga Durrësi, emigrante në Greqi, shprehet se frika e infektimit është e madhe pavarësisht nga masat mbrojtëse.

Kam shumë të afërm në Shqipëri por kam qëndruar në hotel, është e sikletshme të shkoj në shtëpitë e tyre kur kaloj kaq shumë kohë jashtë spitalit”, tregon Truçi.

Pas rëndimit të simptomave babai i saj është dërguar tek spitali i infektivit në qendrën “Nënë Tereza” ku informacionet për gjendjen e tij janë më të rralla.

“Në Durrës informohesha çdo një orë ndërsa tani flas vetëm një herë në ditë me doktoreshën përgjegjëse. E mirëkuptoj fluksin e të sëmurëve por duhet të mirëkuptohet edhe ankthi i familjarëve” përfundon ajo.

Situata në rajon

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë duhet të presin deri në një javë për marrjen e përgjigjes nëse janë apo jo mbartës të koronavirusit, Maqedonia e Veriut ka nisur të hënën shpërndarjen e 13 mijë testeve të shpejta, ku përgjigja merret vetëm për 15 minuta.

Edhe pse Kosova regjistroi sot numrin rekord të të infektuarëve, 546 raste, përgjigjet e tamponëve merren në kohë. Vjosa Mushkolaj, gazetare në Prishtinë shprehet se është testuar më 25 Tetor nga ISHP në Kosovë dhe e ka marrë rezultatin më 26 Tetor, pra brenda 24 orëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *