Citizens.al

Euronews dhe A2 CNN vendosin të mos transmetojnë montazhet e ERTV në spitalet Covid

Sot u transmetuan, përmes ERTV-së, televizionit privat të Kryeministrit Rama, pamjet brenda spitalit infektiv Covid 4. Transmetimi i këtyre imazheve vjen për të katërtën herë radhazi, pasi ERTV ka përcjellë gjatë këtyre ditëve materiale të parapërgatitura brenda spitaleve Covid 1, 2 dhe 3.

Nga ana tjetër, mediat janë lejuar shumë rrallë të futen brenda këtyre spitaleve, duke rritur zërat se ka kontroll të informacionit. Në kësi rastesh, materialet e montuara nga redaksia e Kryeministrisë u janë servirur të gatshme mediave kombëtare.

Dy televizone në Shqipëri, Euronews dhe A2 CNN, kanë vendosur të mos i transmetojnë këto pamje, duke i quajtur ato propagandë.

Përmes një editoriali A2 CNN, ka pohuar se bashkëpunimi me median nuk nënkupton përdorimin e saj si foltore të qeverisë. Transmetimi i materialeve të montuara nga nga Kryeministria, thuhet më tej në editorial, sjell vetëm një pjesë të realitetit.

Nuk mund të pranojmë të përdoremi vetëm për t’u përmendur si asete mediatike, në një kohë kur prezenca jonë në fakt është vetëm në modelin e transmetuesit të materialeve që përgatiten në montazhet e Kryeministrisë.Të kërkosh bashkëpunimin e medias nuk është që ajo të jetë foltorja jote sa herë të të duhet, por t’i japësh medias hapësirën që ajo të shikojë përmes fokusit të saj se cilat janë problemet”, – përcjell A2 CNN.

Edhe Euronews në Shqipëri ka vendosur të “bojkotojë” montimet e sjella të gatshme nga palët qeveritare. Në një konferencë për shtyp, pyetur rreth kësaj çështjeje, Kryeministri Rama pohoi se media nuk është lejuar të raportojë brenda spitaleve Covid pasi sjell dezinformim.

Euronews theksoi se kanë vendosur të mos tranmetojnë pamje të montuara me efekte dhe muzikë, të cilët paraqesin vetëm një realitet, atë të ERTV-së.

SHBA: Media ndërpreu fjalimin e Presidentit Trump 

Bojkotimi i propagandës dhe i lajmeve të pavërteta nuk është një lajm i ri në botë. Ndërsa në Amerikë po mbaheshin zgjedhjet presidenciale, shumë media të mëdha kanë ndërprerë fjalimin e presidentit Trump. Teksa votat ishin në proces numërimi, ai fillimisht shpalli fitoren dhe më pas, aludoi për vjedhje votash, duke dizinformuar dhe gënyer publikun.

Media MSNBC ka ndërprerë fjalimin e presidentit Trump në 35 sekondat e para të fjalimit të tij në datë gjashtë nëntor.

WATCH: “OK. Here we are again in the unusual position of not only interrupting the president of the United States, but correcting the president of the United States,” Brian Williams says on @MSNBC moments into the president’s statement tonight. pic.twitter.com/2AliTQuSsr

— MSNBC (@MSNBC) November 6, 2020

Media të tjera si CBS, NBC, dhe ABC News po ashtu ndërprenë fjalimin e tij, ndërsa media si Fox News apo CNN, edhe pse e transmetuan të plotë fjalimin e presidentit Trump, më pas saktësuan se konstatimet e tij ishin të pavërteta. CNN e konsideroi këtë fjalim më të pandershmin e presidencës së Trump.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *