Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Promovimi i raportimit lokal mbi çështjet sociale”

Titulli: “Promovimi i Raportimit Lokal mbi çështjet sociale”

Kohëzgjatja: Mars 2021-Dhjetor 2021

Mbështetur nga: Fondacioni Friedrich Ebert

Për të tretin vit radhazi me mbështetjen e fondacionit  Friedrich Ebert, Citizens Channel ofron hapësirë dhe mbështetje për gazetarinë lokale. Zhvendosja e vëmendjes përtej ngjarjeve të kryeqytetit veçanërisht, dhe dhënia zë e problemeve dhe shqetësimeve të komuniteteve të qyteteve të tjera dhe zonave periferike është një nga objektivat e vijimësisë së këtij projekti.

Përmes artikujve të thelluar trajtohen çështje me tematikë sociale, ekonomike, shëndetësore, kulturore e të të drejtave të njeriut nga çdo qytet i Shqipërisë.

Përpos sjelljes në vëmendje të problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve, ky projekt synon edhe të mbështesë gazetarinë lokale, duke kontribuuar në pavarësinë e saj.

Përfituesit e këtij projekti: 

-Gazetarë të rinj dhe profesionistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

-Publiku i gjerë, duke marrë informacion për tematika nga qytete të ndryshme.

Ky projekt nisi në vitin 2019 me qëllim forcimin e kapacitetit të gazetarëve të rinj dhe profesionistë përmes trajnimeve në 5 qytetet kryesore në Shqipëri, duke ju dhënë mundësinë gazetarëve në zonat lokale për të zhvilluar më tej raportimet cilësore në mediat lokale. 74 gazetarë të rinj dhe profesionistë u trajnuan, ndërsa u publikuan në webin e Citizens Channel 12 shkrime të thelluara.

Për të vijuar më pas në vitin 2020 si një mbështetje për gazetarët lokalë për të raportuar konkretisht nga zonat ku ata jetojnë edhe punojnë. 32 shkrime të thelluara të sjella dhe dhjetëra gazetarë lokalë me një shtrirje gjeografike nga Kukësi në Gjirokastër. Të gjitha këto të gjendura në rubrikën e dedikuar “Periferia flet”. 

Thirrja është e hapur për gazetarët në çdo qytet të Shqipërisë. Kontakto redaksinë në adresën: citizenschannel@hotmail.com për të mësuar mbi detajet e bashkëpunimit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *