Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Memorial në vend të rindërtimit për banorët e lagjes 6 në Durrës

Bashkia e Durrësit ka vendosur që banorët e pallatit nr. 1032, shembur nga tërmeti i 26 nëntorit, të strehohen në një pallat në lagjen 17, pasi në hapsirën tashmë boshe do të ndërtohet një memorial në nder të viktimave.

Ish-banorët e pallatit të njohur si “Pallati Baronsit” (emër i marrë nga kafeneja dikur në katin e parë të pallatit) kanë nënshkruar nje peticion kundër këtij vendimi dhe kanë protestuar disa here përpara Bashkisë së qytetit.

“Si mund të  krijohet një memorial aty, pa u konsultuar me banorët? Kemi zhvilluar seanca dëgjimore vetëm për të  dëgjuar ne titullaren e bashkisë, jo ajo neve”, – shprehet për Citizens Channel Hektor Latifllari, një nga ish-banorët e pallatit.

Të besosh vendimet qeveritare apo kompetencat lokale?

Komisioni shtetëror i rindërtimit vendosi më datë 15.05.2020 prishjen e detyrurar të tre pallateve, përkatësisht pallati nr. 14, pallatin në rrugën Dalip Peza, pallatin nr.1062 dhe rindërtimin në të njëjtin truall të pallatit Barons.

Kristaq Nicaj, një ish-banor i këtij pallati, pohon se nuk i beson deklaratave të Bashkisë Durrës dhe se për të është më i besueshme një vendim i firmosur nga dhjetë ministra.

“Unë nuk e di nëse Bashkia është më e fuqishme se shteti shqiptar. A t’i besojmë më shumë një vendimi të Komisionit Shtetëror apo një deklarate të Bashkisë?”, – citon Nicaj.

Hektor Latifi shpjegon se titullarja e bashkisë Emirjana Sako nuk mund të marrë vendime të  tilla për aq kohë sa banorët i kanë privatizuar shtëpiat dhe janë pronarë të tokës.

“Te pallati ku do të na cojë bashkia, është një pallat shumë katësh, që fëmijët tanë nuk e shohin dot me sy, jo të hynë aty brenda, se dolën nga rrënojat”, – thotë Latifi.

Ndërkohë, një banore e cila nuk dëshiron të  identifikohet për shkak se është  në  proces apelimi ndaj vendimit të Bashkisë  për reduktim të  hapësirës së  apartamentit, konfirmon se ka cënim të pronësisë.

“Jam për atë cfarë më  takon, mua më shqetëson marrja e pronës. Kam pasur dy dhomë  e kuzhinë, më  kanë  caktuar një dhomë  e kuzhinë, ndërkohë që jemi dy kurorë ”,- tregon ish-banorja e pallatit.

Citizens Channel ka kontaktuar përfaqësuses të Bashkisë  Durrës në lidhje me problematikën e banorëve dhe ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të shtuar më shumë se deklarata për shtyp që kanë publikuar para pak ditësh.

Deklarata konfirmon se në vendin ku më parë ka qenë ky pallat do të ketë një shesh të sistemuar dhe një memorial në kujtim të jetëve të humbura nga fatkeqësia natyrore dhe se banorët do të marrin shtëpi të reja në pallatin e ashtuquajtur pallati i Kastratit që do të rindërtohet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *