Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata Evropiane rrëzon vendimin e SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al, pas skandalit me “patronazhistët”

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, e cila miratoi kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të sekuestruar pajisjet e punës, kompjuterët, serverat dhe celularëve të medias Lapsi.al, pas publikimit të investigimit rreth “patronazhistëve”.

Gjykata vendosi t’i tregojë Qeverisë së Shqipërisë, nën Rregullin 39, se autoritetet duhet të ndalojnë zbatimin e vendimit nr. 131, dt. 18 prill të Gjykatës së Shkallës të Parë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për sekuestrimin e pajisjeve që shërbejnë për ruajtjen e të dhënave dhe informacioneve, kompjuterat apo pajisjet e tjera elektronike që i përkasin aplikantit”, thuhet në vendimin e ditës së sotme.

Dorian Matlija, mbrojtësi ligjor i Lapsi.al, shpjegon se çështja është referuar në Gjykatën Evropianë dy ditë më parë dhe ky vendim kaq i shpejtë ka ardhur pasi sekuestrimi i materialeve është konsideruar me rrezik të lartë.

Në rastin tonë u quajt ekstrem fakti që një gjykatë vendase, vendos të sekuestrojë të gjitha materialet që ka një gazetë, duke rrezikuar burimin e gazetarit, sekretet profesionale që ka gazetari, duke rrezikuar edhe jetën private të gazetarit”, – u shpreh Dorian Matlija për Citizens Channel.

Dorian Matlija, avokat

Vendime kaq të shpejta janë marrë në raste kur cenohet jeta, për shembull ekstradimet në vende ku aplikohet dënimi me vdekje“, – shpjegon Marlija.

Ligji e parashikon ruajtjen e burimit në rastin e hetimeve penale, por në raste të caktuara, ku nuk ka asnjë mënyrë tjetër hetimi, mund të lejohet zbulimi i sinjalizuesit. Dorian Matlija sqaron se në këtë rast, mund të hetoheshin shumë palë të tjera të përfshirë në keqpërdorimin e informacioneve të rreth 910.000 qytetarëve që rezultojnë votues në Tiranë.

Ka pasur një kallëzim penal nga Partia Demokratike, për këtë pjesë që ku fillon që nga Kryeministri, Ministri i brendshëm, AKSHI, te gjendja civile, te tatimet. Kanë bërë kallëzim për gjithë këto organe”, – përfundon Matlija.

Dje, disa organizata të medias dhe të të drejtave të njeriut, reaguan duke e konsideruar masën e sekuestrimit të pajisjeve të Lapsi.al nga SPAK si cenuese ndaj fjalës së lirë si dhe sollën në vëmendje rrezikun që mund t’i kanoset sinjalizuesit që ka përcjellë informacion në këtë media, por edhe të sinjalizuesve të tjerë.

https://www.facebook.com/citizenschannel/posts/2607270509576695

Lexo më shumë: Reagime – “Databaza e Patronazhistëve” ngre shqetësime për abuzim dhe cenim të lirisë së shtypit

Vendimi i plotë i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *