Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Sulmi në Xhaminë e Tiranës si një kujtesë për harresën e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor

Para disa ditësh, Rudolf Nikolla qëlloi me thikë gjashtë besimtarë, ndërsa ata po kryenin aktin e lutjes në xhaminë “Dine Hoxha” pranë rrugës së Kavajës në Tiranë. Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Prindërit e autorit të ngjarjes bënë me dije se prej gjashtë muajsh, 34-vjeçari nga Klosi vuante nga depresioni.

Komiteti Shqiptarë i Helsinkit (KShH) prej 25 vitesh evidenton faktin se në vendin tonë mungon një institucion i specializuar për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor që shkaktojnë vepra penale dhe që shpallen të paaftë mendërisht, me vendim gjykate.

“Shteti shqiptar ka përgjegjësinë që një institucion të tillë nuk e ka ngritur ende dhe ky përbën një dështim të përsëritur dhe të pajustifikuar”,- citon në një deklaratë për mediat Erida Skëndaj drejtuese e KShH.

Skëndaj shprehet se i përket viktimave të këtij incidenti e drejta që ta shikojnë këtë përgjegjësi jo vetëm të lidhur me “fajtorin”  por ndoshta edhe me mosmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin e incidenteve të tilla sikurse mund të jetë mungesa e një institucioni të tillë mjekësor apo edhe faktorë të tjerë.

Rritje e ndërgjegjësimit për kurimin e problemeve të shëndetit mendor

Arjana Rreli, psikiatre ne Poliklinikën e Specialiteteve nr 3, Tiranë konfirmon se autori i ngjarjes vuan nga çrregullime psikotike, çka do të thotë se personi e humbet arsyetimin, zhvillon një skenar që nuk ka lidhje fare me realitetin, ndërkohë që përjetohet si i vërtetë nga individi.

Arjana Rreli

“Në këto raste bëhet ekspertiza nga mjekë psikiatër dhe merret vendimi ose për mjekim të detyruar ose për vuajtje të dënimit në institucione që kurohen në mënyrë të detyruar”,- thotë për Ctizen Channel psikiatrja Rreli.

Ajo shpjegon se janë familjarët të parët ata që konstatojnë një kthesë të mendimit tek këta persona: “N.q.s situata nuk ka ceduar në kërcënime, agresivitet, atëherë familjarët duhet ta referojnë tek ne dhe fillon trajtimi ambulator, në momentin kur refuzohet mjekimi atëherë këta persona kanë indikacion absolut për shtrim në spital sepse përbëjnë rrezik për veten, për shoqërinë”.

Arjana Rreli konfirmon se raste të tilla thjesht përforcojnë edhe një herë nevojën për t’i trajtuar problemet e shëndetit mendor si të gjitha problemet e tjera, në mënyrë që të ulet barriera apo stigma e kurimit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *