Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vjosë, Thirrë, Zall Gjoçaj – një thirrje për lumenjtë në Ditën e Tokës

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Kosova dhe Tetova, të angazhuar në mbështetje të kandidatit të pavarur në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhanit zhvilluan  një aksion në Vjosë, duke pastruar shtratin e lumit dhe vendosur disa banderola ku përsëritet thirrja për ruajtjen e lumenjve.

“S’mund ta ndalni lëvizjen e Vjosës”, “Nga Vjosa e Valbona, rrjedhin emrat e vajzave tona”, “Vjosa – Thirrë – Zall Gjoçaj” ishin disa nga banderolat qe u shpalosen si pjesë e aktivitetit.

https://www.facebook.com/kreshnik.merxhani/posts/10158893344153267

Më pas, disa qese mbeturinash të mbledhura përgjatë shtratit, u dërguan në Bashkinë e qytetit.

Kështu vendosëm t’i shpinim në mënyrë simbolike disa qese pranë bashkisë së Përmetit për t’i kujtuar detyrën e saj ndaj qytetarëve dhe organizimit të jetës publike”, – tha për Citizens Channel, Evi Veliu, pjesëmarrëse në këtë askion.

Aksioni simbolik përballë Bashkisë së Permetit/ Foto: Evi Veliu

Çështja e lumenjve, komenton aktivistja Veliu, është kthyer në një problem kombëtar, pasi kërcënohen si nga HEC-et, ashtu edhe nga ndotja: “Lumi kërcënohet drejtpërdrejt nga hidrocentralet dhe mbeturinat, në një kohë kur promovohet turizmi si mekanizëm gati shpërtimtar për ekonominë tonë

Evi Veliu (në të djathtë), aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje!

Përmes këtij aksion, aktivistët dëshironin të përcjellin mesazhe rreth rëndësisë së ruajtjes të lumenjve në Shqipëri.

Ne donim të jepnim mesazhin që uji është e drejtë bazike dhe këtë vazhdojnë ta kërkojnë shqiptarët nga jugu në veri”, – përfundon Evi Veliu.

Vjosë – Thirrë – Zall-Gjoçaj

Lumenjtë për tokën janë si venat e gjakut në trupin e njeriut”.

Kështu shprehet Besiana Guri nga EcoAlbania, e cila përsërit edhe një herë thirrjen për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Besjana Guri, eksperte komunikimi dhe koordinatore, EcoAlbania

Shumë lumenj të Evropës janë tharë për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme në mjedis. Ne kemi fatin të kemi një pasuri natyrore të paçmueshme si Vjosa – një pasuri natyrore e trashëguar brez pas brezi dhe një detyrim që ne kemi për ta ruajtur për pasardhësit tanë!”

Alta Koleci nga Mati, prej më shumë se dy vitesh është angazhuar në kauzën e mbrojtjes së Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj. Ajo tregon se duhet medoemos të mbrohen lumenjtë.

Unë kam nostalgji, Zall-Gjoçaj të ishte ashtu siç e kam parë për herë të parë në 2016-tën, një perlë e vërtetë. Duhet të mbrojmë ujin kristal, pyjet shekullore që ai vend ka, bimë kuruese”, – thotë ajo për Citizens Channel.

Kurrë nuk është vonë që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të mbrojnë tokën, ujin dhe të gjithë natyrën”, – përmbyll Koleci.

Alta Koleci, aktiviste

Një tjetër banor, i organizuar kundër hidrocentralit në lumin që rrjedh në fshatin Thirrë, tregon se uji është pasuri e ruajtur ndër breza,.

Burimet dhe lumenjtë e fshatit Thirre kanë qenë zanafilla që të parët tanë, prej shumë shekujsh kanë derdh djersën dhe gjakun e tyre, për t’u dhanë jetë dhe shpresë brezave që vinë pas”, – rrëfen Kujtim Karaci.

Kujtim Karaci, aktivist

Karaci shpjegon se uji po merret në kundërshtim me ligjin dhe dakordësinë e komunitetit.

Lexo edhe: Digat mbi lumenjtë e Shqipërisë – një histori rezistence dhe arrestimesh

Në Shqipëri janë miratuar 714 leje për ndërtim hidrocentralesh. 259 prej këtyre kontratave  janë përfundimtare dhe 132 janë marrëveshje paraprake, të cilat janë nënshkruar 20 vitet e fundit.

Dhënia e lejeve mjedisore për shfrytëzimin e lumenjve në Shqipëri është shoqëruar me kundërshti të vazhdueshme nga banorët e zonave të ndryshme, të cilët shprehen se procedurat e kryera nga firmat private, shpesh janë në kundërshtim me ligjin.

Në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj, pozicionuar në Mat, qarku i Dibrës, banorët janë organizuar dhe kanë zhvilluar disa protesta kundër futjes së lumit Flim dhe Urakë në tubacione.

Ata shprehen se komuniteti nuk është përfshirë në konsultime dhe se punimet janë joligjore sepse po veprohet në një zonë të mbrojtur. Matjanët kanë ngritur çadrën e rezistencës në hyrje të Parkut Kombëtar dhe për disa muaj kanë bllokuar procesin e punës të firmës private.

Çështja është dërguar paralelisht në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Po në Mat, banorët e Madheshit janë alarmuar nga ndërtimi i “HEC-it Madhesh”, i cili është i dyti që ndërtohet në këtë fshat. Edhe më herët, ata janë organizuar por pavarësisht protestave, “HEC-i Gurra” është ndërtuar.

Sikurse më sipër, edhe në Madhesh, banorët shprehen se nuk janë përfshirë në konsultime dhe raportojnë se marrja e ujit do i detyrojë të braktisin vendlindjen, pasi zona bëhet e pabanueshme.

Në Mirditë banorët janë organizuar në protesta të vazhdueshme. Qytetarët e zonës tregojnë se mbi ta është ushtruar presion, si mjet për t’i detyruar ata që të heshtin.

Në datë 16 korrik 2020, pesë individë nga Fani i Mirditës janë shoqëruar në komisariat dhe janë mbajtur mbi 10 orë atje. Banorët janë shoqëruar pasi kanë parë makineritë e firmës të paraqiten në terren dhe kanë kërkuar informacion prej punëtorëve të firmës “EME Energy”.

Atje pritet të ndertohen pesë hidrocentrale në lumin e Kënellës, Mirditë.

Edhe më parë janë shoqëruar në komisariat banorë të Mirditës, të cilët kanë ngritur shqetësimin e ndikimit të HEC-eve në mjedis.

Në 26 shkurt të vitit 2020, katër banorë u mbajtën në komisariat disa orë rradhazi, ndër ta edhe një 87-vjeçar, pasi janë paditur për pengim të punimeve nga përfaqësues të firmës private “Shpërdhaza Energji”, që po ndërton HEC-et në zonën e Kaçinarit.

Në këtë komunë janë planifikuar të ndërtohen katër hidrocentrale. Konkretisht, punimet priten të kryhen në fshatrat Kaçinar; Arrëz; Simon dhe Shpërdhazë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *