Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“HEC-et në Valbonë nuk ndalen, vijon injorimi i urdhrit të Gjykatës së Lartë”

Përfaqësues të organizatës mjedisore WWF Adria, përmes një deklarate për media, bëjnë të ditur se kanë kryer verifikime në Luginën e Valbonës, ku rezulton se vendimi i Gjykatës së Lartë, marrë në muajin korrik për pezullim të punimeve për “HEC Çeremi” dhe “HEC Dragobia” nuk po zbatohet.

Kompania “Dragobia Energy” 100% në pronësi të “Gener 2” vijon punën në terren sa i përket hidrocentraleve, ndërsa Gjykata e Lartë urdhëroi ndalimin e menjëhershëm të punimeve, deri në një vendim përfundimtar.

“WWF Adria u bën thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse që të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të ndalojnë të gjitha punimet e paligjshme në Parkun Kombëtar”, – shprehet Rea Nepravishta nga WWF Adria.

Sa kohë u duhet komuniteteve lokale të vuajnë akoma nga veprimtaritë e jashtëligjshme dhe uzurpimi i natyrës?”, – ngrihet pyetja në deklaratën për media, teksa theksohet se konsultimet me banorët e zonës kanë qenë një temë e shumëdiskutuar, pasi investigimet kanë nxjerrë se në listën e firmëtarëve pro këtyre hidrocentraleve, rezultojnë nënshkrues njerëz të vdekur.

Mospërfillja e vendimit të gjykatës, shkruhet në deklaratën për media, nuk cenon vetëm Valbonën.

Besimi i njerëzve në sundimin e ligjit në Shqipëri është në rrezik kur investitorët shpërfillin vendimin e Gjykatës së Lartë sikur ligji të mos ishte i zbatueshëm për ta ”, thotë Rea Nepravishta nga WWF Adria.

Kompania “Gener 2” nuk iu përgjigj kërkesës për koment drejtuar nga Citizens Channel rreth vendimir të gjykatës dhe zbatueshmërisë së vendimit.

“Lugina e Valbonës” është shpallur Park Kombëtar, kategori e dytë në vitin 1996.

Si u dha leja e ndërtimit të hidrocentralit në luginën e Valbonës?

Në vitin 2007 u miratua leja për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, në Valbonë. Shoqëria “Gener 2”, nënshkroi kontratën koncensionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si autoritet kontraktues.

Banorët e Tropojës u shprehën asokohe se nuk ishin përfshirë në konsultime publike. Ata u vunë në dijeni të këtyre projekteve, pasi makineritë u shfaqën në terren e paralelisht nisën dhe protestat.

Gjatë protestave dhe organizimeve, banorët dhe aktivistë denoncuan firmën private se kishte falsifikuar firmat gjatë konsultimeve me publikun.

Në vitin 2017 organizata mjedisore “TOKA”, së bashku me 27 banorë ngriti padi ndaj kompanisë dhe kërkuan anulimin e hidrocentraleve. Gjykata Administrative e rrëzoi fillimisht vendimin.

Ky vendim u apelua dhe në qershor të vitit 2018 padia u pranua. Gjykata e Apelit urdhëroi pezullimin e punimeve.

Në datën 31 korrik 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Gjykata e Tropojës i dha të drejtën kompanisë koncensionare “Dragobia Energy” të vijojë punimet.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *