Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tiranë, rritja e çmimit të naftës përgjysmon numrin e autobusëve

Që nga dje urbanët në kryeqytet operojnë me 50% të kapaciteteve, si tërheqjes së 9 operatorëve për shkak të pamundësisë financiare pas pasojave të pandemisë, shtrenjtimi i naftës dhe mungesa e punonjësve.

“Pas një viti e gjysmë nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara”, deklaron Unioni i Transportit Publik.

“Po shkojmë dita ditës në një falimentim ekonomik” u shpreh sot Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Publik.

Kërkesat e artikluara që më 17 qershor 2020 nga Shoqata e Transportitpërfshijnë uljen e TVSH së nga 20 deri në 6% dhe heqjen e akcizës ose taksës së qarkullimit për naftën për këtë sektor.

Dashnor Memaj

“Transporti si një sektor mjaft i madh, konsumin mesatar në tërësinë e vetë e ka 80 – 100 mijë litra naftë në ditë, që do të thotë e përkthyer në kosto ekonomike i bjen 20 – 25 milionë lekë të vjetra në ditë kosto” shpjegoi Memaj.

Në lidhje me vendimin ka reaguar edhe Bashkia e Kryeqytetit: “Bashkia e Tiranës po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, komfor kontratës me operatoret e transportit”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Kreu i Unionit tha sot se qëllimi është që të ulen në një tryezë të përbashkët për të parë zgjidhjet që ofron bashkia për kapërcimin e krizës. Sipas tij nëse nuk merren masa mbi situatën do të ketë përshkallëzim të masave nga ana e shoqatës.

Qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë njoftim duke qenë se nuk janë as në dijeni të orareve të urbanëve.

“Një orë e gjysmë kam që pres këtu. E kam shtëpinë larg, nuk iki dot në këmbë se jam e sëmurë, duhet ta pres nga e keqja” tregon për Citizens Channel një qytetarë teksa priste linjën e Uzinës.

Historiku i problemeve të transportit publik

17 qershor 2020Rreth 100 ditë pa transport publik pas mbylljes nga pandemia Covid 19. Operatorët protestuan para institucioneve për rikthimin në punë, ndërkohë që kërkuan të plotësohen pesë kushtet e tyre (të paplotësuara ende në ditët e sotme):

  • Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik.
  • Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%.
  • Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.
  • Rimbursimin e kategorive, të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014.
  • Pagë shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

13 korrik 2020: Shtatë ditë pas rifillimit të transportit publik, operatorët bëjnë me dije se mund të ri mbyllen sërish, pasi janë drejt falimentimit. Përfaqësuesit e shoqatave të transportit shprehen se ka një reduktim të pasagjerëve, ndërkohë që asnjë nga katër kërkesat që kanë karakter ekonomik, drejtuar Qeverisë Shqiptare, nuk janë plotësuar.

15 qershor 2021: Me anë të një vendimi Bashkia Tiranë vendosi që të pezullojë abonetë për muajt qershor-korrik-gusht me qëllim sipas saj për të ristrukturuar linjat, të cilat u goditën nga pandemia. Aktivistë të Organizatës Politike kanë ndërmarrë nismën për të nënshkruar një peticion ku i kërkojnë Bashkisë Tiranë të rikthejë abonetë e përgjithshme si dhe të rrisë cilësinë e shërbimit.

25 korrik 2021: Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pezullimi një mujor u bë për të parë se cilat nga linjat abuzonin me falsifikimin e biletës ditore apo abonenë. Thuajse dy muaj pas kësaj deklarate dhe rikthimit të abonesë, ende nuk ka një vendim ose deklaratë që tregon se cilat nga këto linja kryenin shkelje.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *