Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjykata “fik” HEC-in dhe ndez shpresat e banorëve të Zall Gjoçajt

Alo! Hasan more, fitore! E fituam, fitore, fitore, shumë fitore e papame”, – i thotë në njërën anë të telefonit Adem Xhokola, banor i Matit gjithë eufori Hasan Pashës, një tjetër banor i asaj zone, duke iu referuar vendimit të marrë sot nga Gjykata e Apelit për të mbajtur në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i hoqi në janar të këtij viti licencën hidrocentralit “Zajs”.

Ky hidrocentral po ndërtohet brenda Parkut Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës”.

Praktikisht, do të thotë se kompania, edhe pse ka ndërtuar një hidrocentral, nuk mund të prodhojë energji elektrike”, – shpjegon juristja Aurora Leka për Citizens Channel.

Aurora Leka, jurist

Xhokola, se bashku me Hasan Pashën dhe Abdi Toçin, kanë udhëtuar prej tre vitesh rreth pesë orë me makinë për të qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, të bindur në kauzën e tyre.

Njoftoji të gjithë ato, aktivistët, shokët atje që ne e fituam të drejtën tonë, luftën që bamë për tre vjet rresht”, – i thotë më tej në telefon Adem Xhokola Hasan Pashës teksa aktivistë të tjerë gëzojnë prej lajmit. Pasha i gjegjet se duhet të festojnë me patjetër marrjen e këtij vendimi.

Më falni për emocionet, është e pabesueshme! Është gëzim i madh. Mundi, djersa e tre vjetëve… jepet vendim pozitiv. Lumi në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj do të rrjedhë i lirë!”, – thotë Dhimitër Koleci.

Lajmi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë do të qëndrojë në fuqi, për disa nga aktivistët ishte i befasishëm.

Sot jam shumë, shumë e lumtur. Me thënë të drejtën ka që në mëngjes që jemi këtu edhe ne nuk është se e prisnim diçka të tillë”, – pohon e buzëqeshur aktivistj Alta Koleci.

Alta Koleci, aktiviste

Abdi Toçi falënderon të gjithë mbështetësit e kësaj kauzë dhe shprehet se ky vendim është fitore edhe për palët kundërshtare, pasi ata po mbrojnë një Park Kombëtar.

Kjo na jep besim, po na jep edhe forcë më shumë që ne kauzën tonë do ta çojmë në fund, që lumi të rrjedhë i lirë, jo nëpër HEC-e, jo nëpër tuba dhe të prodhojë energji, po lumi të shkojë atje ku i shërben njerëzimit”, – thotë një tjetër aktivist i moshuar, Sali Koleci.

Sali Koleci, aktivist

Banorët shprehen se kauza e tyre vijon. Paralelisht ata kanë ngritur tre padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë dhe një në SPAK.

Ne do ta vazhdojmë betejën tonë derisa edhe betonet në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj të shkulen nga andej. Nuk ka vend për HEC-e, për betone, për fadroma, për gërmime, për dinamit”, – përmbyll Dhimitër Koleci.

Punimet për hidrocentralin “Zajs” dhe “Sekë” prekin zonën e mbrojtur të Zall-Gjoçaj, e cila në vitin 2018 është bashkuar me Lurën për të formuar Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”. Po në atë vit, qeveria shqiptare miratoi lejen për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *