Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Në Zall Gjoçaj vijon beteja ligjore, koncensionari kërkon anulimin e vendimin për heqjen e licencës së hidrocentralit

Kompania private “Seka Hydropower” ka dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon anulimin e vendimit të formës së prerë të datës 10 nëntor 2021, ku Gjykata e Apelit mbajti në fuqi heqjen e licencës së hidrocentralit “Zais” i cili po ndërtohet në Zall-Gjoçaj, në  Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.

Kjo procedurë mund të kryhet në raste kur paraqiten fakte se ekzekutimi i vendimit të gjykatës mund të sjellë një rrezik të atëçastshëm që do të shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme ndaj subjektit ankimues.

Në këtë rast, firma “Seka Hydropower” ka sjellë dy linja argumentimi rreth dëmeve që mund t’i shkaktojë mungesa e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentrali:

  • Mos prodhimi i enegjisë elektrike nga hidrocentrali “Zais” dëmton Shqipërinë, pasi vendi ynë po përballet me krizë energjie.
  • Firma ka investuar në ndërtimin e hidrocentralit “Sekë” dhe “Zais” një vlerë prej 11.000.000 eurosh, të marra me kredi, që shlyhet përmes të ardhurave nga shitja e energjisë.

Ndër të tjera, në dokumentin e dërguar pranë Gjykatës së Lartë nga përfaqësuesit ligjor të firmës “Seka Hydropower” theksohet se hidrocentrali po ndërtohet jashtë zonës së mbrojtur.

Pavarësisht pretendimeve të firmës private, aktualisht punimet po kryhen në brendi të Parkut Kombëtar, kategori e dytë. Zall-Gjoçaj është bashkuar me Lurën në vitin 2018, për të formuar parkun “Lurë – Mali i Dejës”.

Ajo vazhdon të jetë ende zonë e mbrojtur, nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave që ta ketë ndryshuar”, – tha përfaqësuesja ligjore e komunitetit të Zall-Gjoçaj, Dorina Ndreka nga Klinika e Ligjit.

Dorina Ndreka, avokate, Klinika Ligjore

Ndreka u shpreh u shpreh më tej se aktualisht, kompania “Seka Hydropower” po vijon aktivitetin e prodhimit të energjisë në kundërshtim me ligjin.

Nga data 10 nëntor 2021 dhe deri më sot që flasim, çdo kilovat që prodhohet nga HEC-i “Zais” është i paligjshëm dhe të gjithë personat që janë të përfshirë në këtë proces janë duke bërë vepër penale”, – u shpreh Ndreka.

Kush është dëmtu? Jemi dëmtu ne, apo dëmtohet ai? Dëmtohem unë që kam pronën aty e jam lind, e jam plak aty”, – rrëfen Sali Koleci, lindur dhe rritur në Zall-Gjoçaj.

Sali Koleci, aktivist

Koleci pohon se janë besimplotë ndaj drejtësisë dhe se nuk do të dorëzohen

Ne se kemi pas besim, u jemi drejtu vazhdimisht institucioneve. Ne nuk do ta lëmë si çështje! Deri në Strasburg. Sepse ai është komplet i paligjshëm. Ne kërkojmë ligjin, ai kërkon paligjshmërinë”, – përfundon Koleci.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *