Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i Amnesty International dënon “patronazhistët”, rrjedhjen e pagave dhe shkeljet e të drejtave të njeriut

Raporti vjetor i Amnesty International për vitin 2021/2022 i publikuar së fundmi është një analizë globale për 154 shtete përfshirë dhe Shqipërinë, ku dokumentohen shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut, të ndara në tre grupime të mëdha: shëndeti dhe pabarazitë, mundësia për t’u organizuar në komunitet dhe trajtimi i refugjatëve.

Çfarë është Amnesty International?

Amnesty International është një organizatë ndërkombëtare e fokusuar në të drejtat e njeriut. Kjo organizatë është themeluar në vitin 1961 dhe ka si mision garantimin e të drejtave themelore të njeriut, të sanksionuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare.

Si paraqitet Shqipëria në këtë raport?

Rrjedhja e të dhënave të mbi 900.000 qytetarëve në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve në prill të vitit 2021, është një ndër shkeljet e përmendura në raportin e Amnesty International.

E drejta e privatësisë së afro 900 mijë qytetarëve është dhunuar”, – shkruhet në raport. Amnesty e konsideron këtë databazë të paligjshme, ndërkohë që thekson se të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë janë përdorur për qëllime elektorale nga Partia Socialiste.

Ky raport informon se 162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Në dhjetor, dy baza të tjera të të dhënave u zbuluan, duke shkaktuar zemërim publik. Ata mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600,000 taksapaguesve”, – theksohet në raportin e Amnesty International.

Amnesty International përmend dhe faktin që SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit) moratoi vendimin që të sekuestrohet baza e të dhënave të medias Lapsi.al, i cili publikoi së pari faktin që të dhënat e rreth 900 mijë qytetarëve po përpunoheshin dhe përdoreshin për qëllime elektorale.

Shqetësimet u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve”, – shkruhet në raport, duke e konsideruar veprimin e SPAK si kërcënim ndaj lirisë së shprehjes.

Më pas, Gjykata Evropiane rrëzoi vendimin e SPAK për sekuestrimin e databazës së Lapsi.al.

Dhuna ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri

Sa i përket dhunës ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri, amnesty International sjell në vëmendje numrin e urdhrave mbrojtjes për vitin 2021.

Deri në fillim të dhjetorit, ishin lëshuar 2754 urdhra mbrojtjeje. Këto nuk janë zbatuar si duhet”, – shkruhet në raport.

Duke iu referuar vrasjeve në total, Policia e Shtetit ka njoftuar se nga te gjitha vrasjet e bëra në Shqipëri gjatë vitit 2021, 30% e tyre janë femicid, gra të vrara nga partnerët e tyre. Ky raport nxjerr në pah dhe rastin e Liljana Buzos, gruas e cila në muajin maj u vra në dyert të gjykatës, pasi po ndiqte procedurat për t’u divorcuar nga bashkëshorti.

Të drejtat e komunitetit LGBTI+

Në këtë raport përmenden dy incidente të ndodhur në Shqipëri vitit të kaluar, teksa theksojnë se një çift lesbikesh është ndaluar të regjistrohen si prindër në Regjistrin e Gjendjes Civile.

Personat LGBTI mbetën subjekt i diskriminimit dhe ngacmimit”, – theksohet në raportin e Amnesty International.

Dëgjo podcastin rreth diskriminimit të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri: 

 

Dëgjo në Spotify: https://spoti.fi/3CHvTnj
 

Po ashtu, raporti nënvijëzon se reforma në drejtësi ka ecur me hapa të ngadaltë. Sa i përket refugjatëve, Shqipëria ka strehuar 866 emigrantë nga Afganistani, ndërsa kishte premtuar strehimin 4000 prej tyre.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *