Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shfaqja“Pa zë”, si dëshmi e çlirimit nga kornizat shoqërore mbi rolet gjinore

Një mëngjes, shkrimtarja me emrin Kasandra merr vesh që nëna e saj ka vdekur. Pas këtij lajmi, i rikthehen dhjetëra mendime dhe kujtime, teksa gjendet në dilemë se cila do të ishte veshja e duhur për në funeral, lulet që do të duhet të zgjedhë dhe fjalimin që do të duhet të mbajë.

Nëna ime harxhoi gjithë jetën e saj duke u përpjekur të pëlqehej. Duke u përpjekur të dukej bukur, të tingëllonte bukur”, – thotë Kasandra në qendër të skenës së Teatrit Eksperimental.

Kasandra prej disa vitesh jeton vetëm. Ajo rrëfen si del kundër pritshmërive të nënës, pasi e ka parë atë të vuajë në heshtje dhe t’i bindet secilit autoritet. Për shembull, Kasandra e detyron vetën të hajë patate të skuqura, ndonëse nuk i pëlqejnë, pasi refuzon të bjerë pre e standardeve të bukurisë sa i përket peshës.

Në qendër të skenës qëndrojnë dy aktore që luajnë të njëjtin rol, Kasandrën, në veprën e shkruar nga autoret kanadeze, Norah Sadava and Amy Nostbakken, titulluar “Pa zë”. Me regji të Klaudia Pirolit, aktoret Vlera Pylla dhe Enisa Hysa luajnë dy personalitete të vetë Kasandrës; njëra rebele, e tjera e ndikuar nga autoriteti i nënës.

Foto gjatë shfaqjes së veprës “Pa zë”

Edhe kur jam duke shkruar mendoj se çfarë do të thotë një mashkull kur ta lexojë atë. Edhe jo çfarëdo mashkulli, ë. Një mashkull që të gjithë e respektojnë”, – thotë më tej personaliteti tjetër i Kasandrës, që nuk ka arritur t’i largohet plotësisht ndikimit të nënës së saj.

Marrëdhënia e Kasandrës me nenën, është një marrëdhënie krejt e zakonshme, që e shohim shpesh dhe në shoqërinë tonë, ku komunikimi për gjëra të rëndësishme zëvendësohet me një komunikim sipërfaqësor”, – thotë për Citizens Channel aktorja Vlera Pylla.

Dhe ndonëse shkrimtarja me emrin Kasandra tenton t’i largohet rpitshmërive shoqërore, ato janë gjithnjë aty, si kujtime, si stile jetese, si kontradikta të vazhdueshme që e rëndojnë atë.

Nëna ndikon tek vajza, duke i ulur asaj vetëbesimin dhe duke e shndërruar pavetëdije në një kopje të saj. Në thelb i mohon të drejtën të jetojë si ajo dëshiron, e të flasë zërin e saj, pa frikë nga të tjerët”, – thotë më tej aktorja Vlera Pylla, teksa e pyes për ndikimin që ka nëna te personazhi i kësaj vepreje.

Vlera Pylla, aktore

Fjalimi është pjesa kulminante e dyzimin të Kasandrës, duhet të mbajë një fjalim që do t’i përngjante edukimit që nëna i ka imponuar asaj, apo të shprehë atë që vërtetë ndjen? Vdekja e nënës së saj është momenti që i jep Kasandrës lirinë dhe zërin për të sfiduar rolet gjinore.

Kasandra arrin të luftojë vetëm pasi njeh nenën dhe me tutje veten. Ne mund të luftojmë për gratë e tjera vetëm në qofte se e kuptojmë dhe njohim veten. Nuk shpëtojmë dot asnjë grua tjetër pa shpëtuar veten fillimisht”, – shprehet Pylla.

Aktorja Vlera Pylla tregon se edhe ajo vetë, në punën e saj është ndeshur me pengesa që lidhen me faktin se ajo është grua.

“Në botën e artit është akoma më e vështirë, sepse jo vetëm burrat por as shikuesit e artit tënd nuk besojnë te një grua aq sa besojnë te një burrë”.

Kasandra zgjedh të rebelohet dhe e bën për këtë për nënën e vet, për veten dhe për çdo vajze dhe grua tjetër që i është mohuar e drejta për t’u shprehur. Ky rol i ka dhënë Vlera Pyllas zërin për të folur edhe për përjetimet e saj në një shoqëri patriarkale.

Të qenit grua në një shoqëri kur jam ndjerë e gjykuara për pamjen, ku jam ndikuar nga gjykimet për pamjen më kane rikthyer pas te lufta ime, tek e cila ia kam dalë . E ndjeja të nevojshme të dilja e të flisja me zërin e Kasandrës, për të gjitha ato gra që e kanë humbur zërin e tyre”, – përfundon aktorja Pylla.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *