Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studim: Ndonëse punojnë më shumë në bujqësi, gratë rurale përjashtohen nga e drejta pronësore

Ndonëse sipas ligjit gëzojnë të drejta të barabartë në trashëgiminë e familjes, në realitet, shumë pak vajza dhe gra përfitojnë nga e drejta e pronës.

Studimi: “Hendeku gjinor në pronësi dhe trashëgimin e tokës në Shqipëri” ka analizuar të dhënat e marra nga intervista me 1,258 gra në 12 qarqe të Shqipërisë. Në këtë studim u përfshinë edhe të dhëna të mbledhura nga fokus-grupe me 58 gra të moshës 45-60 vjeç që jetojnë në zona rurale.

Shtypja e shtresëzuar e grave rurale

Studimi nxjerr në pah se gratë rurale kanë më pak mundësi se gratë që jetojnë në zonat urbane të shkollohen, të kenë përfaqësi në jetën politike dhe të punësohen. Nga ana tjetër, studimi tregon se gratë rurale ndonëse bëjnë një pjesë të madhe të punës mbeten sërish të varfra dhe të përjashtuara nga e drejta e pronës.

Gratë rurale në Shqipëri përballen me tre shtresa shtypjeje: patriarkalizmi dhe autoritarizmi në qeverisje, hegjemonia mashkullore brenda komuniteteve dhe familjeve të tyre dhe varfëria”, – shkruhet në studim.

Rezulton se shpesh, vetëm kryefamiljari (zakonisht burrë) regjistrohet zyrtarisht në kadastër si përfaqësues i fermës familjare”, – thuhet më tej në studim, ku gratë i referohen vetes si “shtëpiake”.

Ndonëse të gjithë anëtarët e familjes kontribuojnë në bujqësi, gratë, veçanërisht ato më të rejat punojnë më shumë dhe janë më të margjinalizuarat. “Ata punojnë më shumë se burrat dhe priren t’u binden vendimeve të burrave, baballarëve, vëllezërve dhe madje edhe djemve të tyre”, – shkruhet në studim.

Sipas të dhënave të mbledhura, 48% e grave besojnë se duhet të sakrifikojnë të drejtat e tyre për të ruajtur “harmoninë në familje”.

Ligjet zakonore, ende “rregullatorë” të shoqërisë

Sondazhi zbulon se ligjet zakonore janë ende shumë të pranishme në zonat rurale të Shqipërisë, veçanërisht në lidhje me të drejtat e tokës, rregulla të cilat janë të njohura dhe të pranuara nga gratë.

Ligjet zakonore nuk i favorizojnë gratë kur bëhet fjalë për pronësinë, trashëgiminë dhe vendimmarrjen në përgjithësi”, – citohet në studim.

Sipas të dhënave të mbledhura, më shumë se gjysma e grave të anketuara (52%) i besojnë rregullave zakonore dhe të afërmve, krahas ligjit (46%). Më pak se gjysma e të anketuarave besojnë se ligjet shtetërore duhet të ndiqen kur merren vendime për shitjen e tokës.

Të dhënat e mbledhura nga studimi tregojnë se gratë priren të ndjekin udhëzimet e burrave, duke besuar se burrat e familjes do të marrin vendime të drejta në emër të familjes.

Më shumë se gjysma e grave të anketuara (57%) ia besojnë vendimet për çështjet e trashëgimisë burrave ose familjes. 27% e grave të anketuara pohojnë se nuk e kanë parë asnjëherë certifikatën e pronësisë së tokës.

Perceptimet e grave për të drejtën pronësore

Në studimin e kryer, rezulton se një e pesta e grave mendojnë se nuk kanë të njëjta të drejta pronësi si burrat.

Gratë që janë të njohura me kuadrin ligjor tentojnë të kenë më shumë sens barazie në marrëdhëniet familjare krahas gratë rurale, të cilat janë më të njohura me rregullat zakonore. Sipas të dhënave të mbledhura nga fokus-grupet, gratë rurale shprehen se shpesh zgjedhin heqin dorë vullnetarisht nga prona e familjes, pasi nuk duan të prishin marrëdhëniet me këta të fundit.

Në raste të tjera, kur gratë martohen dhe zhvendosen, ato nuk mund ta shfrytëzojnë më tokën për prodhime bujqësore, si pasojë e largësisë gjeografike.

Megjithatë, aty ku vlera e tokës është shumë e lartë, si në afërsi të kryeqytetit ose përgjatë bregdetit, mosmarrëveshjet brenda familjes mbi pronësinë janë më të zakonshme dhe shpesh përfshijnë gratë”, – shkruhet në studim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *