Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Transparency International”, Shqipëria pa përmirësim në indeksin e korrupsionit

Shqipëria ka shënuar vetëm një pikë rritje në indeksin e korrupsionit, sipas raportit të Transparency International (TI) të publikuar sot.

Renditja e përvitshme vlerëson se në pjesën më të madhe të botës lufta kundër korrupsionit nuk ka bërë progres.  95 përqind e vendeve kanë bërë pak, ose aspak progres që nga viti 2017.

Shqipëria është vlerësuar me 36 nga 100 pikë sipas raportit, teksa në 2021 u vlerësua me 35 pikë.

Kështu vendi është rritur vetëm me një pikë, çka për Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International”, “kjo është një shenjë mospërparimi”.

“Progresi i këtij regjimi hibrid në fusha si verifikimi gjyqësor dhe forcimi i Strukturës së Specializuar për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është lënë në hije nga dobësimi i pavarësisë së medias dhe mungesa e mundësive për angazhim kuptimplotë në vendimmarrje nga shoqëria civile”, përcjell Transparency International.

Renditja e Shqipërisë në raportin e Transparency International

Raporti sjell në vëmendje ligjin antishpifje dhe frikësimin e gazetarëve.

“Nëse miratohen, ndryshimet në ligjin për lirinë e informimit do të ngushtoheshin më tej mundësitë për mbikëqyrje të pavarur të institucioneve publike duke u ofruar institucioneve baza ligjore për refuzimin e ndarjes së informacionit”, thuhet në raport sa i përket iniciativave të qeverisë për të kaluar ligjin për të drejtën e informimit.

Ndër të tjera, Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International” shprehet se ka nje ngecje të përparimit në këtë fushë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Gjithsesi, ajo që do të doja të nënvizoja dhe që ka shumë rëndësi është, se Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm”, thotë Prokic.

Shqiqëria renditet njësoj me Serbinë, Turqinë, Kazakistanin, Ekuadorin, Panamanë, Sri lankën, Perunë dhe Tajlandën.Sakaq, Kosova ka shënuar një rritje me 2 pikë, me një total prej 41 pikësh nga 100.

Maqedonia e Veriut ka shënuar vetëm 1 pikë dhe në total ka 40 pikë.Referuar të dhënave të përvitshme të TI nga 2012-2022, Shqipëria regjistroi nivelin më të lartë të korrupsionit në vitin 2013.  Ndërsa në 5 vitet e fundit është luhatur me 36 dhe 36 pikë.

Në raportin e 2021, Shqipëria u vlerësua si një vend i kapur nga korrupsioni ku shfrytëzohen lidhjet e forta midis qeveritarëve, gjyqësorit dhe privatëve për të përfituar të mira publike.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *