Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

U arrestua tetë ditë pas lindjes, Gjykata e Tiranës liron sot Diana Hoshin

Gjykata e Tiranës liroi sot 26-vjeçaren Diana Bahçja Hoshi, e cila u arrestua tetë ditë pas lindjes me akuzën se kishte braktisur fëmijën nga martesa e saj e parë.

“Gjykata vendosi lirimin e menjëhershëm të kërkuese Diana Bahçja nga IEVP Ali Demi. Drejtësia u vu në vend dhe ishte një vendim jashtëzakonisht i drejtë dhe human”, tha avokati Anton Kosteri.

Ajoështë dënuar nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata kishte vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”.

Ekspertët e cilësuan vendimin e gjykatës si një shkelje flagrante të ligjit.

Edhe pse Diana Hoshi është akuzuar për braktisje të fëmijës nga martesa e parë, bashkëshorti i saj aktual pohon se ajo ka tentuar ta takojë fëmijën por nuk është lejuar nga ish-bashkëshorti.

“Jo. Se nuk e ka lënë vetë. E ka kërkuar, në martesë e mbrapa me mua jo, por përpara po”, konfirmoj bashkëshorti i Dianës, Nazmi Bahçja.

Sot avokati Anton Kosteri konfirmoi se do ta ankimojë vendimin për pagesën e gjobës, e cila tashmë pas 10 ditësh burgimi është reduktuar në 200 mijë lekë.

“Sot, kemi depozituar në këtë gjykatë dy kërkesa të tjera, për të bërë ankim ndaj secilit vendim, si ndaj ankimit që ka deklaruar fajtore kërkuesen Diana Baçin, po ashtu edhe ndaj vendimit që ka konvertuar dënimin nga gjoba në burgim, kështu që jemi në pritje të gjykimit të kërkesave që do bëhen në të ardhmen”, analizoj Kosteri.

Avokati Anton Kosteri theksoi se duke vlerësuar ndjeshmërinë publike ndaj ngjarjes por edhe kushtet e vështira ekonomike të familjes ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët për të ndihmuar në shlyerjen e gjobës.

“E rëndësishme sot që Diana Bahçe do shkojë të fëmija i mitur dhe ta përqafojë”, përfundon ai.

Organizatat përshëndesin vendimin e lirimit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka cilësuar vendimin gjyqësor të sotëm për lirimin e Siana Hoshit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe frymën humane të legjislacionit penal.

“Duke marrë në konsideratë rrethanat faktike sensitive të çështjes, parimet e humanizmit dhe atë të sigurisë juridike, si dhe interesit më të lartë të të miturit dhe vulnerabilitetit të kërkueses për shkak të qenies së saj nënë me fëmijë të porsalindur (lehonë) dhe kushteve të vështira familjare socio-ekonomike, KShH vlerëson dhe e promovon si një precedent pozitiv vendimmarrjen e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, shkruhet në deklaratën e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit pas monitorimit të seancës së sotme gjyqësore.

Gjithashtu Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, së bashku me një sërë organizatash dhe qendrash të tjera kanë dërguar një sërë letrash të hapura institucioneve të ndryshme në vend, ku përmendim Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja si edhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Cela. Organizatat kanë kërkuar lirimin e Diana Hoshit por edhe ndjekjen dhe ndëshkimin penal të personave përgjegjës në shkelje të ligjit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *