Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje për mbrojtjen e gazetarëve në veri të Kosovës

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dhe mekanizmi i Përgjigjes së Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) në Europë kanë përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës sa i përket sulmeve ndaj gazetarëve dhe personelit të mediave.

Në një deklaratë të përbashkët Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dhe MFRR bënë thirrje për ti lejuar gazetarët të kryejnë punën pa pengesë.

“Rrjeti Safe Journalists dhe “Media Freedom Rapid Response”(MFRR) e shohin këtë situatë jashtëzakonisht shqetësuese, pasi gazetarët priren të jenë objektivat kryesore gjatë protestave dhe trazirave në veri të Kosovës. Dëshmitë e kolegëve tanë, së bashku me sulmet e dokumentuara, japin dëshmi të mëtejshme për kushtet e rrezikshme të punës në Zveçan, veçanërisht mungesën e pajisjeve të posaçme mbrojtëse”,-thuhet në deklaratë.

Po ashtu përmes deklaratës së përbashkët këto dy organizma adresuan thirrjet e tyre edhe kundrejt ndërkombëtarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“Rrjeti Safe Journalists, që përfaqëson mbi 8,200 profesionistë të medias dhe organizatat e nënshkruara, i bën thirrje pranisë ndërkombëtare në Kosovë, përgjegjëse për sigurimin e stabilitetit, që t’i japë përparësi mbrojtjes dhe mirëqenies së gazetarëve. Ne i nxisim ata të promovojnë një mjedis të sigurt që u mundëson gazetarëve të përmbushin detyrat e tyre profesionale pa frikë nga dhuna apo intimidimi. Për më tepër, u bëjmë thirrje të gjithë zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë që të sigurojnë trajtim të barabartë të të gjithë gazetarëve në Kosovë”-thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Deri më tani, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Kosovë ka dokumentuar 20 incidente dhe sulme ndaj gazetarëve dhe personelit të mediave në veri të Kosovës.

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt dhe “Media Freedom Rapid Response” theksuan se çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Për Citizens Channel, disa prej gazetarëve që raportonin nga veriu i Kosovës rrëfyen situatën përmes përjetimeve personale të tyre, duke dëshmuar sulme dhe dhunë fizike.

Lexo më shumë: Gazetarët shqiptarë po përballen me dhunë dhe kërcënime gjatë raportimit në veri të Kosovës

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *