Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Shtesat në ligjin për parandalimin e zjarreve mbeten në sirtar edhe për një tjetër sezon veror

Prej vitit 2007-2020, në Shqipëri janë djegur 400,000 hektarë tokë, pra rreth 12.3% e gjithë territorit të vendit. Sipas ekspertëve, 30% e këtyre zjarreve janë të qëllimshme.

Fermerët e shohin si një mënyrë të shpejtë për ta pastruar tokën. Ka shumë mendime që zjarri e përmirëson tokën”, – shpjegon eksperti i mjedisit Abdulla Diku nga organizata “Iliria”, e cili prej një viti ka propozuar një shtesë në ligjin aktual nr. 9244 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Këto shtesa përcaktojnë se zjarret nuk duhet të lejohen nga data një prill deri në 31 tetor të çdo viti, ndërsa gjatë muajve të mbetur, djegia duhet të bëhet pasi të jetë marrë leje nga qeverisja vendore, brenda orës 8:00 – 18:00.

Ky amendim specifikon qartazi se duhet të ndalohet në formë të prerë ndezja e zjarreve në zonat e mbrojtura, turistike dhe pikat kufitare si dhe distancën nga akset kombëtare, sipërfaqet pyjore, pikat e karburantit, të konsideruara zona me rrezikshmëri të lartë.

Këto shtesa kanë kaluar komisionin parlamentar dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim, por akoma nuk është miratuar.

Verës së shkuar, Policia e Shtetit njoftoi se procedoi penalisht 14 autorë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme dhe shpalli 6 persona në kërkim për të njëjtën vepër.

Ekspertët: Zjarret shkatërrojnë tokën bujqësore dhe sjellin dëme të mëdha në prodhimtari

Sipas ekspertit të mjedisit Sherif Lushaj, zjarret kanë ndikim të madh në cilësinë e tokës dhe në prodhimtari. Sipas tij, toka vdes biologjikisht.

Nëse humusi shkatërrohet, shkatërrohet të gjithë elementët ushqyes, shkatërrohet karboni, pakësohet shumë lagështia e tokës”, – tha gjatë fjalës së tij Lushaj, i cili shpjegoi se djegia e kthen tokën pa strukturë. Një tjetër shqetësim i ngritur janë dhe ndryshimet klimatike, që e kanë prekur ndjeshëm Shqipërinë.

Në dhjetë vitet e fundit, duke filluar nga qershori, korriku, gushti edhe shtatori, mesatarja e dhjetë viteve ka qenë 300 milimetër reshje më pak dhe temperatura 2.8 gradë më e lartë prej viteve 1961-1990”, – sqaroi më tej Sherif Lushaj, duke shtuar se zjarret tjetërsojnë strukturën e tokës.

Kur kemi një tokë pa strukturë, kemi një tokë që nuk përmbush kërkesat për një kapacitet të lartë prodhues. Ndërkohë, nga dëmtimi i kësaj biomase dhe nga shirat erozioni rritet”.

Profesor Fran Gjoka nga Universiteti Bujqësor i Tiranës theksoi se erozioni e prek tokën në mënyrë kritike.

30 centimetër tokë kërkon 1000 deri në 10.000 vjet për t’u krijuar, ndërkohë që toka mund të shkatërrohet nga erozioni për pak vite”, – shtjelloi Gjoka, i cili e konsideron tokën një organizëm të gjallë.

Zjarret nuk dëmtojnë vetëm lëndën organike dhe organizmat e gjalla. Ato shkatërrojnë edhe strukturën dhe teksturën e tokës si inertet”, – cilëson Fran Gjoka. “Pehashi neglizhohet shpesh. Nëse ndryshohet pehashi i tokës, në tokë ndryshon gjithçka; ndryshon komuniteti i mikroorganizmave në tokë, ndryshon shkalla e simulimit të lëndëve ushqyese, ndryshon statusi ushqimor i tokës”, – përfundon ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *