Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti: “60% e parave për shëndetësinë shkojnë për ndërtime dhe rikonstruksion”

Organizata “Together for life” publikoi sot një raport ku analizohen shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë prej vitit 2014.

Të dhënat tregojnë se 60% e investimeve publike fokusohen në ndërtim dhe rikonstruksion të objekteve shëndetësore, ndërsa vetëm 13.7% e totalit të fondeve shkojnë për blerje të pajisjeve mjekësore.

Sipas raportit, mospajisja e spitaleve publike me pajisjet e nevojshme mjekësore i detyron qytetarët të drejtohen tek spitalet private për të marrë shërbime.

Gjatë periudhës 2014-2022, buxheti për sektorin e shëndetësisë u rrit me 57% duke arritur vlerën prej 65,328 milionë lekësh në vitin 2022. Buxheti i parashikuar për sektorin e shëndetësisë përbënte 10.2% të shpenzimeve të përgjithshme ose rreth 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2022.

Raporti nxjerr gjithashtu në pah se Tirana është qyteti që përfiton në masë dërrmuese nga fondet publike, krahas qyteteve të tjera.

82% e totalit të fondeve të investimeve publike për periudhën 2014-2024 shkojnë për Tiranën. Pjesa tjetër e qyteteve përfitojnë në mënyrë sporadike nga investimet publike, të cilat janë kryesisht investime në rikonstruksione ndërtesash”, – thuhet në raport.

Pas Tiranës, qytete të tjera si Elbasani, Vlora, Shkodra, Saranda, Lezha dhe Berati përfituan 2-2.4% të investimeve publike.

Diferenca e mbetur nga investimet publike i ndahet pjesës tjetër të qyteteve të Shqipërisë, me një fond minimal prej 1% të totalit të fondit të investimeve publike”, – citohet në raport. “Për shembull, në Devoll janë kryer investime publike në sektorin e shëndetësisë vetëm në vitin 2017, ndërsa në Bashkinë e Hasit vetëm në vitet 2016 dhe 2020”.

Organizata “Together for Life” kritikon menaxhimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe rekomandojnë rritje të transparencës dhe llogaridhënies.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor vazhdojnë të menaxhohen në mënyrë qendrore nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxherët e ofruesve të shërbimeve në sektorin publik kanë pak autonomi ose fleksibilitet. Burimet dhe vendimmarrja financiare mbeten të centralizuara”, – theksohet në raport.

Një tjetër rekomandim lidhet me bërjen e një analize të efektshmërisë së shpërndarjes së fondeve publike në këtë sektor, pasi 60% e tyre ka shkuar për ndërtim dhe rikonstruksion dhe vetëm 13% për pajisje, “duke vënë në pikëpyetje ofrimin e shërbimit shëndetësor cilësor në publik”.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *