Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Studentët shqiptarë fitojnë çmimin ndërkombëtar të arkitekturës

Çmimi i Projektit Studentor është një mundësi për të gjithë studentët e arkitekturës për të shfaqur kreativitetin dhe talentin e tyre në skenën globale. Një nga çmimet e këtij kompeticioni, në partneritet me Arch Hive (platformë e hapur për arkitektët) u fitua për 2023 nga tre studentë shqiptarë të arkitekturës: Anisa Cenaj, Kevin Hasa, Klaudia Demiraj.

Të rinjtë prezantuan një projekt në kategorinë e kujdesit shëndetësor, i cili synon të krijojë një vend rehabilitimi modern për pacientët me sklerozë të shumëfishtë në Tiranë.

“Ne vendosëm të marrim në konsideratë nevojat e personave me aftësi të kufizuara për të konkuruar, sepse ishte një sfidë e rëndësishme për të adresuar një mungesë të dukshme në arkitekturën e ndërtesave të shëndetit”,-  i tha Citizens Channel Anisa Cenaj, studente në Universitetin Epoka.

Projekti studentor i publikuar në Arch Hive, ka si qëllim përfundimtar ri-integrimin e pacientëve në shoqëri.

“Lëvizja është një komponent thelbësor i ekzistencës së një personi pasi i lejon ata të ndër veprojnë me botën”,-  citohet në përshkrimin e studentëve.

Ata shprehen optimist se në të ardhmen ky projekt mun të bëhet realitet.

“Duke punuar me zell drejt qëllimeve të tyre, studentët mund t’i transformojnë idetë e tyre në zgjidhje të prekshme që kanë një ndikim domethënës”,- shton Klaudia Demiraj.

Qendra e rehabilitimit parashikon tre seksione kryesore: Hapësirat e përgjithshme, një zonë Psikologjie që do të jetë e lidhur ngushtë me natyrën dhe një seksion Fizioterapie që do të përfshijë terapinë me bazë uji. Zonat e jashtme janë të dizajnuara për të lehtësuar aktivitetet rekreative dhe do të shfaqin një përzierje të elementeve “jeshile, gri dhe blu” për të krijuar një përvojë të qetë në natyrë.

“Ne donim të inkurajonim një ndryshim drejt dizajnimit të ndërtesave të kujdesit shëndetësor që plotësojnë nevojat e ndryshme të individëve, duke promovuar një përvojë më të barabartë dhe mbështetëse të kujdesit shëndetësor për të gjithë”,- përfundon 23 vjecari Kevin Hasa.

Qendra për paraplegjikët pa rrugë, ujë e drita

Ndërkohë që studentët e arkitekturës vlerësohen me çmime ndërkombëtare për krijimin e qendrave të rehabilitimit, situata në terren në Tiranë është dëshmi e nevojës emergjente për hapësira të tilla.

Në muajin maj, Citizens Channel vizitoi këtë objekt pranë fshatit Surrel, që Bashkia Tiranë i ka dhënë në përdorim Shoqatës së Invalidëve Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë. Për shkak të vonesave të cilat janë adresuar në gjykatë, invalidët mbeten të përjashtuar nga shërbimet si pasojë e mungesës së një hapësire të përshtatshme.

Aktualisht, trualli i dhënë për përdorim është tërësisht i paaksesueshëm edhe nga makinat; rrugët janë të amortizuara, ndërsa për të shkuar te godinat të duhet të ngjitësh disa shkallë guri.

Infrastruktura e godinave të dhëna për përdorim për personat me aftësi të kufizuar

Në 21 dhjetor 2020, Bashkia lidhi një marrëveshje me Shoqatës së Invalidëve Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë (SHIPT) dhe ia dha shoqatës në përdorim truallin. Tre vite më pas, institucioni nuk ka zbatuar detyrimet për ta bërë ambientin të aksesueshëm dhe për të lidhur energjinë elektrike dhe ujin.

SHIPT paditi bashkinë për moszbatim të marrëveshjes së lidhur në vitin 2020, për të bërë të aksesueshme mjediset e zonës së ish-repartit ushtarak në Surrel për këtë komunitet dhe fitoj në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Vendimi i gjykatës nënkupton që tashmë Bashkia Tiranë ka këto detyrime: të ndërtojë rrethimin e kufijve të pronës në Surrel (1); të furnizojë me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, të ndërtojë kanalizimet e shkarkimit të ujërave etj. (2); të bëjë të aksesueshme rrugën që lidh godinën me aksin Tiranë-Dajt (3); të eleminojë të gjitha pengesat (4) dhe të rehabilitojë dhe të restaurojë ambientet e brendshme të objekteve (5).

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *