Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Më shtrenjtë se në privat”, universiteti i mjekësisë trefishoi kostot e studimit para miratimit të ligjit

“Qëndresa Qytetare” publikoi sot një përgënjeshtrim të pretendimit se kostoja e një viti studimi në Fakultetin e Mjekësisë është 6800 euro. Kjo shifër është përdorur në relacionin e projektligjit, si shuma që duhet të paguajnë mjekët dhe infermierët që nuk do të pranojnë të qëndrojnë deri në pesë vite në Shqipëri pas diplomimit.

Projektligji u shqyrtua me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të miratohet në Kuvend ditën e enjte, pavarësisht kundërshtive dhe protestave të vazhdueshme nga studentët.

Xhemollari shpjegon përmes një videoje papërputhshmërinë e kostove të parashikuar nga qeveria dhe ato të përllogaritura më herët nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë (UMT).

Përmes një përgjigjeve zyrtare, UMT është shprehur se në vitin 2019, kostoja e një viti akademik për një student ishte 2300 euro, shifër që thuajse trefishohet në vitin 2023. Sipas UMT-së, kostoja e vitit akademik në 2023-shin për një student ishte 6400 euro.

Problemi i dytë është mospërputhja mes kostos së përllogaritur nga UMT e cila është 6400 euro dhe asaj të vendosur në relacionin e qeverisë, 6800 euro”, – shkruhet në deklaratën zyrtare për media të Qëndresës Qytetare.

Qëndresa Qytetare ngre shqetësimin se kemi të bëjmë me një shtesë fiktive në kurriz të studentëve të mjekësisë”, – theksohet më tej në këtë deklaratë.

Në shkresën nga Universiteti i Mjekësisë, theksohet se janë në pritje të miratimit të VKM-së përkatëse i përket metodologjisë që do të përllogariste koston reale vjetore të studimeve për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.

Elion Sulçaj, student në vit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë, i konsideron absurde tarifat e përcaktuara nga fakulteti prej 6400 euro në vit apo nga qeveria, 6800 euro.

Është absolutisht çdo gjë siç ka qenë dhe nuk ka asnjë lloj investimi që të justifikojë këtë vlerë”, – tha Sulçaj për Citizens Channel.

Sulçaj ishte sot pjesëmarrës në komisionin e ligjeve ku u diskutua projektligji për studentët e mjekësisë.

Studentët kritikuan mungesën e transparencës dhe kalimin e shpejtë të të gjithë hapave për miratimin e këtij ligji, ku:

  • Me 16 qershor studentët u prezantuan për herë të parë me faktin se do duhej të qëndronin 3 vite në Shqipëri pas studimeve.
  • Kjo deklaratë e Ministres Kushi u prit me kundërshtime nga studentët, të cilët organizuan dy protesta në datën 20 dhe 23 qershor;
  • Në 5 korrik, Kryeministri Rama njoftoi se periudha e “qëndrimit të detyruar” do të shtohet nga tre në pesë vite.
  • Menjëherë më pas, studentët iu rikthyen protestave, ndërkohë që ligji shkoi menjëherë në Parlament, ku u miratua shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar.
  • Projektligji u miratua menjëherë në mbledhjen e radhës të Komisionit Parlamentar me votat e Partisë Socialiste;
  • Ligji pritet të marrë miratimin e Parlamentit në seancën që do të zhvillohet nesër.

Studentët kanë pasur kundërshti për këtë projektligj që ne nuk e dinim, as nuk na paraqitej draft dhe as nuk kishte transparencë”, – tha një prej studenteve të mjekësisë gjatë diskutimit.

Një tjetër student kundërshtoi masat detyruese, duke i konsideruar jo efikase. “Studentët nuk po diplomohen as për të qëndruar, as për tu larguar, por për të punuar. Ne duhet të fokusohemi te kushtet e punës, jo te puna e detyruar”, – tha ai.

Ne duhet të fokusohemi te përmirësimi dhe zhvillimi i kushteve të tanishme në kushte optimale, infrastrukturore, arsimore dhe ekonomike në mënyrë që mjekët të rrinë këtu në mënyrë natyrore dhe jo në mënyrë artificiale”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndreca doli në mbështetje të studentëve, duke i konsideruar ata si elitë dhe nevojë e kombit. Ndreca kundërshtoi mungesën e transparencës nga Ministria e Arsimit, por pohoi se gjithsesi do ta votojë në Kuvend kalimin e këtij projektligji.

E nderuar zëvendësministre, unë do ta votoj me bindjen që nuk po bëj krejtësisht gjënë e duhur”, – tha ai.

Zëvendësministrja e Arsimit, Albana Tole mohoi të ketë pasur mungesë transparencë, duke theksuar se janë zhvilluar dy tryeza diskutimi në muajin qershor.

Hartimi i këtij projektligji ka ardhur si një nevojë për gjetjen e mekanizmave për të motivuar mjekët shqiptarë që të mund të punojnë dhe të japin kontribut dhe në të njëjtën kohë për të plotësuar shpërndarjen e tyre ne territorin vendas”, – u shpreh Tole.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *