Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

BE i pezullon Shqipërisë fondin për bujqësinë pas dyshimeve për korrupsion

Komisioni Evropian pezulloi sot fondet IPARD për Shqipërinë, pas dyshimeve për korrupsion.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reagoi duke thënë se fondet nuk janë ndërprerë, pavarësisht se nuk ishte ky pretendimi i mediave, të cilat bënë publike lajmin për pezullim e jo ndërprerje.

“Nisur nga disa publikime mediatike sqarojmë publikun, por sidomos fermerët dhe agropërpunuesit në lidhje me procesin e mbështetjes nga programi IPARD: Programi i mbështetjes nuk është ndërprerë. Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka konfirmuar për mediat se fondet janë pezulluar dhe programi ndodhet na fazë hetimi.

Më tej në lidhje me hetimin për dyshime korrupsioni qeveria shprehet se “janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara”.

IPARD është një nga programet më të rëndësishëm dhe mbështetës për Shqipërinë me një vlerë prej dhjetëramilionë eurosh.

Ky vendim i BE për ndërprerjen e fondeve, erdhi pas Zyra Antikorrupsion e Bashkimit Europian OLAF bëri një hetim prej dy vitesh e gjysmë. OLAF zbuloi se AZHBR nuk ka respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët.

IPARD II u zbatua në vitet 2014 dhe 2020, duke i dhënë Shqipërisë mbi 71 milionë euro teksa IPARD III pritej të shkonte në 146 milionë euro.

Në janar të 2022 IPARD II hapi thirrjet për aplikime për fermerët vendas dhe emigrantët për të përfituar mbështetje në agroturizëm.

Një auditim i KLSH zbuloi se agroturizmi ka pasur një mungesë strategjie dhe zhvillimi. Po ashtu raporti theksonte se ka mungesë të dhënash mbi produktivitetin e këtij sektori. Kësisoj nuk ka një matje konkrete mbi efektivitetin e nismave për mbështjen e agroturizmit.

Në janar të 2022 u hap një thirrje e dedikuar në fondet e IPARD vetëm për agroturizëm, duke dyfishuar dhe buxhetin.

Teksa qeveria ka promovuar mbështetjen e IPARD për agroturizëm, rezulton se përfituesit e thirrjes nuk ofrojnë ushqime vendase dhe fermerët e zonës nuk përfitojnë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *