Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“E dominuar nga korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës”, DASH kritikon klimën e biznesit në Shqipëri

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ka kritikuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Raporti thekson se konkurrenca e pandershme, niveli i lartë i korrupsionit dhe pastrimit të parave shoqëruar me ndryshimet e shpeshta fiskale ndikojnë në përkeqësimin e klimës së biznesit.

Konkurrenca në treg është duke u shtrembëruar nga të ardhurat e paligjshme që vijnë nga trafiku i drogës, kontrabanda, po ashtu nga evazioni fiskal dhe korrupsioni. Raporti ngre shqetësimin për administratën publike, për mediat dhe grupet kriminale.

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listë edhe për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave“, thuhet në raportin e DASH.

Kontratat me Partneritet-Publik-Privat (PPP) janë kritikuar gjithashtu në raport, duke thënë se përdorimi i vazhdueshëm i tyre ka reduktuar mundësitë për konkurrencë ku përmend këtu edhe investitorët e huaj.

“Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar“, thuhet më tej.

DASH sjell në vëmendje dhe ligjin për investimet strategjike, i cili është shoqëruar me kritika, pasi në bazën e tij ligjore kishte për qëllim thithjen e investitorëve të huaj teksa deri më tani ka thithur vetëm investitorë vendas, që kanë rezultuar të afërt me qeverinë, duke tkurrur konkurrencën.

“Ligji për Investimet Strategjike i miratuar në vitin 2015, me objektiv promovimin e investimeve vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk ka tërhequr investime të huaja të konsiderueshme edhe pse afati i tij i dhjetorit 2018 është shtyrë disa herë. Ligji do të jetë në fuqi deri në dhjetor 2023. Shumica e rreth 50 projekteve të miratuara fokusohen në sektorin e turizmit dhe projektet dominohen nga investitorët vendas“, citon raporti.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *