Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Emigrimi tkurr numrin e familjeve shqiptare

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2022 numri i familjeve shqiptare pësuar rënien më të lartë prej dy dekadash.

Njësitë familjare u pakësuan me 6,578 duke e çuar numrin total të familjeve shqiptare në 758,973.

Nga ana tjetër emigrimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në rënien e numrit të popullsisë dhe të familjeve. Pasojat e ikjeve masive po ndihen edhe në sistemin arsimor, ku ka pasur rënie të numrit të nxënësve dhe të studentëve.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe të qeverisë britanike, ka pasur 32 mijë persona që kanë kërkuar azil.

Rreth 46,500 persona u larguan nga Shqipëria në vitin 2022, pa llogaritur numrin e emigrantëve ilegal. Fenomeni i emigrimit me familje ka shënuar një rritje në 2019-2022 sipas të dhënave.

Emigrimi ka prekur fshatrat që çdo vit e më shumë po braktisen, si dhe shkollat e universitetet.

Kukësi është qyteti më i prekur nga ky fenomen. Të dhënat e fundit zyrtare mbi numrin e banorëve në bashkinë Kukës janë ato të censit të vitit 2011. Më shumë se një dekadë më parë, Kukësi kishte 47.985 banorë, shifër e cila sot është tkurrur si pasojë e emigrimit masiv të të rinjve.

Të dhënat nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, të siguruara nga Citizens Channel, tregojnë se përgjatë katër viteve të fundit në Kukës janë mbyllur gjashtë shkolla 9-vjeçare. Emigrimi masiv e ka tkurrur sistemin arsimor me 17% në vetëm pesë vite.

Jo më e ndryshme është situata në universitete, ku ka degë të rrezikuara për tu mbyllur dhe rritje e numrit të studentëve që largohen.

Një raport i Qëndresës Qytetare mbi rënien e numrit të studentëve, tregon se Universitetet publike humbasin gati 3 000 studentë në vit. Sipas një projeksioni në bazë të të dhënave aktuale, brenda vitit 2030 në universitetet publike do të studiojnë 41% më pak studentë.

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë një rënie të konsiderueshme të regjistrimeve për vitin shkollor 2022-2023.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *