Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qëndresa Qytetare: Qeveria ka fryrë tarifat për studentët e mjekësisë që largohen nga Shqipëria

Qëndresa Qytetare denoncoi mënyrën si qeveria ka llogaritur kostot që studentët e mjeksëisë duhet të paguajnë nëse largohen nga Shqipëria.

Sipas përllogaritjes së Bordit të Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, kostoja e një studenti mjekësie për një vit është 2200 euro. Kjo vlerë është 3 herë më e ulet se ajo që u pasqyrua në relacionin e relacionin e qeverisë (6500 euro).

“Këshilli i Ministrave u ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë një informacion të pasaktë në relacionin shoqërues të ligjit”, thuhet në njoftimin e QQ. 

UMT prej vitit 2019 ka përllogaritur të njëjtën kosto studimi, pra rreth 2300 euro. Nisur nga kjo situatë QQ i kërkon deputetëve të Kuvendit dhe Komisionit të Edukimit në Parlament të verifikojnë mbi vërtetësinë e informacionit të përcjellë nga qeveria dhe të nisin procedurën hetimore ndaj Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

“Ky informacion i pasaktë jo vetëm që ka shërbyer si indikacion për deputetët që të marrin një vendim për miratimin e këtij ligji, por ka ndikuar tek qindra studentë për ti qëndruar larg Universitetit të Mjekësisë për shkak të pamundësisë financiare duke marrë në konsideratë universitetet private, tarifa e të cilëve shkon në vlerën 6500 euro apo për të zgjedhur studimet jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Ky vit akademik i ka gjetur studentët e mjekësisë sërish në rrugë për të protestuar kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Pavarësisht kundërshtive ligji ka kaluar me shpejtësi në komisionet parlamentare.

Më 12 korrik, pas një diskutimi prej më shumë se tre orësh, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë miratoi me shumicë votash projektligjin.

Në  komision ish ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se ky projektligj nuk i detyron studentët, por i vendos përpara zgjedhjeve. Më 21 korrik deputetët e Partisë Socialistë përdorën votat për të miratuar ligjet e debatuara për studentët e mjekësisë dhe Akademinë e Shkencave.

Me 71 vota pro dhe 23 kundër u votua projektligji i shumë debatuar.

Studentët të cilët e kanë kundërshtuar këtë ligj qëndruan para Kuvendit në shenjë proteste deri pas mesnate. Ata vijojnë ende protestat për të kundërshtuar ligjin. Pak ditë më parë iu drejtuan Ministrisë së Arsimit më 3 kërkesa.

Ata kërkuan një takim përballje me Ministren e Ogerta Manastirliu, dorëheqjen e zëvendësministres Albana Tole pas deklaratave kundër protestës si edhe më shumë përkrahje për nga qeveria për universitetin.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *