Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Të (mos) ecësh në qytet!

Para/Tetra Plegjikët dhe personat e verbër në Durrës e kanë të pamundur të lëvizin lirshëm dhe në mënyrë të pavarur në qytet; kjo për shkak të mënyrës si janë ndërtuar trotuaret, rrugët, godinat e institucioneve kulturore, shëndetësore dhe të sigurisë.

Flamur Bala, aktivist për aftësinë e kufizuar, shoqëroi Citizens Channel në një vëzhgim në qytetin e Durrësit, për të kuptuar vështirësitë që një persona paraplegjik ka në ushtrimin e aktiviteteve të përditshme.

Rampa që lejon hyrjen në Teatrin Aleksandër Moisiu, e zënë nga një makinë private

Ai tregon për Citizens Channel se është i pakënaqur për shkak të mungesës së bashkëpunimit që kanë institucionet mbi aksesueshmërinë: “Arkitekti, inxhinieri i zbatimit nuk na përgjigjet fare. Drejtoritë përkatëse nuk na përgjigjen, thonë ‘I dimë ne, mos na u përzini në punët tona, ne jemi të specializuar’. Po në fund fare nuk shoh asnjë gjë të specializuar unë këtu”.

Edhe personat e verbër përballen me të njëjtat vështirësi. Jonuz Meta nga Shoqata e të Verbërve në Durrës tregon për Citizens Channel se rrugët dhe trotuaret në këtë qytet nuk i plotësojnë standardet e duhura që do ta lejonin atë të ectë lirisht.

Jonuz Meta – Shoqata e të Verbërve në Durrës

Në Durrës nuk ka korsi për të verbrit, bile edhe në trotuarë mungojnë shiritat të ngritura në reliev që një i verbër me anë të shkopit të bardhë që mund të ecë …” thotë Jonuz Meta.

Kjo çështje sipas tij, nuk shihet si prioritet në ndërtimin e projekteve të reja apo në rehabilitimin e atyre ekzistuese.

“Është për të ardhur keq sepse jo vetëm rrugët që janë ndërtuar kohë më parë por edhe ato që janë ndërtuar kohët e fundit, madje edhe rrugët që  janë duke u ndërtuar , nuk shohim shenja që të kenë këtë sinjalistike”,  shprehet ai.

Trotuar në Durrës

“Në Durrës nuk ka korsi për të verbrit, bile edhe në trotuarë mungojnë ato shiritat të ngritura në reliev që një i verbër me anë të shkopit të bardhë që mund të eci …dhe të orientohet me këto relieve, por këtu në Durrës nuk ka dhe është për të ardhur keq sepse jo vetëm rrugët që janë ndërtuar kohë më parë por edhe ato që janë ndërtuar kohët e fundit, madje edhe rrugët që  janë duke u ndërtuar , nuk shohim shenja që të kenë këto shirita që të verbrit të orientohen,”  shprehet ai.

Trotuarët pa sandarde ( me relieve të madhësive të ndryshme), shtyllat elektrike, pemët, tabelat  apo sendet e tjera në mes të trotuarëve jo vetëm që e bëjnë të pamundur pavarësinë në lëvizje por shpeshherë kthehen edhe në një problem serioz për personat që nuk shikojnë në Durrës.

“Ne e ndjejmë veten të rrezikuar sepse mund të përplasemi me to dhe mund të rrezikojmë edhe jetën”, shprehet Jonuz Meta për Citizens Channel

“Dëmtohemi edhe nga disa shtylla të vogla që janë vendosur në trotuar dhe po të shikosh në këmbët tona gjen shenjat e goditjeve”, vazhdon më tej ai.

Shtyllat në rrugët e qytetit të Durrësit që janë pengesë dhe rrezik për të verbrit

Edhe personat para/tetra plegjikë e kanë pothuajse njësoj të pamundur lëvizjen e lirë nëpër qytet.

Disa nga institucionet kryesore si: Policia, Spitali, Teatri, Bashkia dhe  Institucionet Fetare kanë munesë rampash , por kjo mungesë shihet edhe në pallate apo ndërtesa të tjera private.

Makina e policisë bllokon trotuarin duke vështirësuar kalimin e personave paraplegjik

“Shpeshherë dua të dal që të blej materiale për makinat ku punoj dhe në kush e di sa vende jam kthyer mbrapsht vetëm për shkak të rampave. Ka pas raste që unë skam dalë dot nga pallati nga rrethi i pallatit sepse vijnë parkojnë makinat dhe zenë vendet ku unë kaloj, rampat, dhe unë kam ndenjtur me orë të tëra duke pritur që të largohen makinat”, tregon Flamur Bala për Citizens Channel.

Ligjet që mbeten në letër

Ka një sërë ligjesh dhe Vendimesh të Këshillit të Ministrave të miratuara që në vitin 2008, që përcaktojnë qartë sa duhet të jenë parametrat e trotuareve, relievi, shkallët rampat dhe platformat.

Nga vëzhgimi i Citizens Channel në terren u konstatua se në disa rrugë dhe trotuare në qytetin e Durrësit ka mungesë rampash; por edhe kur ato janë të aksesueshme nuk janë në standardet e duhura teknike.

Fatkeqësisht, në qytetin e Durrësit standardet e sipërpërmendura të cilat i përcakton ligji, nuk gjenden të realizuara në praktikë.

*Ky artikull është pjesë e ciklit të dokumentarëve “Mundësi për të Gjithë”, i publikuar në “Citizens Stories”, një platformë e gazetarisë vizuale që rrëfen potencialet e fshehura të qytetarëve nga grupet e margjinalizuara me zërin e vetë protagonistëve.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *