Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Duke synuar kushte të drejta pune” – Tur takimesh me studentët e gazetarisë në Shqipëri

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel, gjatë muajve Maj dhe Qershor, në
kuadër të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të
rinj dhe atyre të ardhshëm”, kanë zhvilluar një tur takimesh me studentët e gazetarisë dhe
komunikimit në Universitetin e Tiranës, atë të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Elbasanit
“Aleksandër Xhuvani” edhe Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Takimet erdhën pas realizimit të një sondazhi kombëtar, ku 492 studentë të gazetarisë dhe
komunikimit në këto universitete dhe Kolegjin Universitar Beder, u pyetën mbi perceptimin e
tyre mbi shkeljet e të drejtave gjatë përvojave të punësimit dhe praktikës studimore, si edhe
njohurive rreth mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e gazetarëve në marrëdhëniet e punës.

Në këto takime janë prekur dhe debatuar tre çështje kryesore:

  • Eksperti Lutfi Dervishi diskutoi me studentët mbi gjendjen aktuale të medias në Shqipëri,
    duke u ndalur në vështirësitë që gazetarët e rinj hasin për tu integruar në dinamikat e
    tregut;
  • Emiljano Kaziaj Ph.D., ekspert kërkimor në fushën e medias, ndau gjetjet paraprake të
    sondazhit të zhvilluar me studentët në katër qytete të Shqipërisë dhe trendet kryesore të
    vëna re në përgjigjet e studentëve;
  • Ekspertit ligjor Embro Ahmetaj, prezantoi një kërkim mbi kuadrin rregullator në fushën e
    marrëdhënieve të punës në gazetari, të drejtat dhe detyrimet e gazetarëve kundrejt
    punëdhënësit dhe praktikat më të mira Evropiane mbi rregullimin e punës/internshipit.

Në këto takime, përtej marrjes së përshtypjeve të pjesmarrësve mbi gjetjet e sondazhit kombëtar,
u prekën dhe çështje të mëtejshme të cilat prekin interesat e studentëve dhe limitojnë mundësitë e
tyre për arritjen me sukses të pritshmërive të tyre në tregun e punës në fushën e medias.
Takimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të
ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm”, një iniciativë e implementuar nga Qendra
Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Citizens Channel, mbështetur nga Bashkimi Evropian
nëpërmjet Institutit Shqiptar të Medias dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IJF).

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *