Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

The Guardian: “Shtypi i lirë në mbarë botën është nën kërcënim”

Autor: Gill Phillips | The Guardian

Në orën 7 të mëngjesit më 23 Mars 2017, gazetarja Miroslava Breach Velducea, 54 vjeç, nëna e tre fëmijëve, u qëllua tetë herë me armë, ndërkohë që po çonte djalin e saj 14-vjeçar në shkollë, në qytetin e Chihuahua, Meksikë..

Sipas raportimeve djali i saj nuk u lëndua, por gazetarja vdiq gjatë rrugës për në spital. Gazeta meksikane “La Jornada” raportoi se në vendin  e vrasjes u gjet një shënim: “Sepse fute hundët. Ti je tjetri në listë Governor El 80”. Sipas policisë meksikane “El 80| është emërtimi për Carlos Arturo Quintana, djali i liderit të një karteli kriminal,ie njohur si La Linea, i cili në kulmin e tij kontrollonte një nga rrugët fitimprurëse të kontrabandës së drogës nga Kolumbia në SHBA.

Miroslava Breach kishte raportuar gjerësisht për lidhjet midis krimit të organizuar dhe politikanëve në shtetin Chihuahua. Më 4 Mars 2016, Breach shkroi në “La Jornada” për lidhjet e pretenduara kriminale të kandidatëve për kryetarë bashkie në disa qytete të vogla në Chihuahua perëndimore. Gazetarja kishte marrë kërcënime për jetën në të paktën në tre raste.

Në Tetor 2016, ajo kishte thënë në një takim për gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut se ajo ishte e kërcënuar. Sidoqoftë, ditën kur u vra, ajo nuk kishte mbrojtje.

Një protestë në Mexico City pas vrasjes së Miroslava Breach në 2017

Historia e Breach nuk është e vetmja. Ajo ishte një nga gjashtë gazetarët e vrarë në Meksikë në vitin 2017; më shumë se 150 gazetarë janë vrarë aty që nga viti 2000, 22 prej tyre në shtetin e Chihuahua. Më 18 maj të këtij viti, persona të armatosur vranë pronarin e një gazete, Jorge Miguel Armenta Ávalos dhe një prej policëve të caktuar për ta mbrojtur atë, pas kërcënimeve të mëparshme.

Sipas Indeksit të Lirisë Botërore të Shtypit për vitin 2020, i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF), gazetarët në Meksikë përballen me një situatë të rëndë: “Përplasja midis zyrtarëve dhe krimit të organizuar paraqet një kërcënim të rëndë për sigurinë e gazetarëve dhe falsifikon sistemin gjyqësor në të gjitha nivelet. Gazetarët që mbulojnë histori të ndjeshme politike ose krim të organizuar paralajmërohen, kërcënohen dhe shpesh goditen me gjak të ftohtë”.

Vitet e fundit, është përhapur një mënyrë tjetër e imponimit të heshtjes së gazetarëve, përdorimi i atyre që njihen si padi strategjike.

(Shpjegim: Një padi strategjike kundër pjesëmarrjes së publikut është një proces gjyqësor që synon të censurojë, frikësojë dhe heshtë kritikët duke i ngarkuar ata me koston e një mbrojtjeje ligjore deri sa ata të braktisin kritikën ose kundërshtimin e tyre).

Fillimisht vlerësohej si një mekanizëm ligjor amerikan, por padi të tilla tani janë mjaft të përhapura në Evropë. Para se të vritej në vitin 2017, gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia u përball me rreth 40 padi për shpifje të paraqitura nga kompani, zyrtarë qeveritarë dhe individë, të cilët u përshkruan nga djali i saj Matthew si një “lloj torture pa mbarim”.

Gazetarja investigative Daphne Caruana Galizia

Krahas këtyre formave, ka shumë mënyra tradicionale për të mbajtur “të qetë” gazetarët. Më shumë se 150 vende mbajnë një mori ligjesh penale për shpifje, shumë prej të cilave përfshijnë mundësinë e burgimit.

Ligjet e shpifjes dhe fyerjeve janë të zakonshme në shumë vende, dhe shpesh përdoren nga politikanët dhe zyrtarët e qeverisë kundër çdo media kritike. Një numër vendesh, përfshirë Turqinë dhe Egjiptin, që kanë përkufizim të gjerë të “terrorizmit”, që i lejon të arrestojnë dhe ndalojnë këdo që shpreh kundërshtim politik ose opozitar, përfshirë gazetarët.

Në vende të tilla si Hungaria dhe Polonia, qeveritë dhe aleatët politikë ushtrojnë kontroll gati policor të informacionit publik. Pronarëve të mediave mund t’i bëhet presion mbi përmbajtjen që publikojnë, duke i kërcënuar për kufizime në financa dhe të ardhurat e marra nga reklamat.

Deri në fund të 2018, Platforma e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve, e krijuar për të regjistruar raportime mbi shqetësimet serioze për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vendet anëtare të Këshillit të Evropës (KE), kishte regjistruar më shumë se500 raportime. Pothuajse gjysma e të gjithave shënohen në katerogrinë 1, që mbulojnë shkeljet më të rënda dhe të dëmshme të lirisë së mediave, siç janë vrasjet, kërcënimet direkte për jetën dhe sulme fizike.

Sipas një raporti të majit 2020 nga Peter Noorlander mbi zbatimin e rekomandimit të KE të vitit 2016, sulmet ndaj gazetarëve mbeten të hetuara në mënyrë të pamjaftueshme dhe një përqindje shumë e lartë e incidenteve kalojnë të pandëshkuara. “Gazetarët kanë pak besim se sulmet ose kërcënimet kundër tyre do të hetohen, dhe shpesh nuk i raportojnë ato. Kjo ka një efekt të rëndë mbi ta dhe shumë nuk raportojnë më sulme por përkundrazi vetë-censurohen dhe largohen nga çështje potenciale të diskutueshme … Shtetet e Anëtarëve (KE) janë zotuar të krijojnë një mjedis të mundshëm për lirinë e shprehjes, megjithatë, atë që përjetojnë gazetarët në terren është rritur dhuna, kërcënimet, denigrimi, arrestimet arbitrare dhe ndalimi”, thuhet në raport

Disa nga rastet e sulmeve kundër mediave në vitet e fundit kanë përfshirë gazetarët në vendet ku nuk respektohet demokracia dhe as sundimi i ligjit. Shumë nga sulmet më të fundit janë kryer ose inkurajuar nga krerët e shteteve.

Raste të tjera famëkeqe të krimeve të sponsorizuara nga shteti ndaj gazetarëve përfshijnë vrasjen brutale, më 2 tetor 2018, të disidentit saudit dhe gazetarit të Washington Post Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll, Turqi. CIA ka arritur në përfundimin se princi i kurorës Saudite, Mohamed bin Salman, urdhëroi vrasjen e gazetarit. Më 19 korrik 2019, zyra e UNHCR lëshoi ​​një raport që përshkruan vdekjen e Khashoggi si “ekzekutim gjyqësor me paramendim”.

Në shumë vende perëndimore, ekziston rreziku që frikësimi dhe dhuna kundër mediave po normalizohet. Në ditën e zgjedhjeve në Ceki  në Tetor 2017, Presidenti Czecheke Miloš Zeman mbajti një armë sulmi tallëse me një mbishkrim që përkthehej si “Për gazetarët”.

Donald Trump ka sulmuar rregullisht me gazetarët; një operator kamerash në BBC u dëbua me dhunë, u abuzua në një tubim nga  Donald Trump në vitin 2019; në maj 2017, një reporter i “The Guardian” u sulmua nga një kandidat republikan, tani një kongresmen i zgjedhur. Kohët e fundit ka pasur kërcënime ndaj reporterit Glenn Greenwald nga qeveria e ekstremit të djathtë të Presidentit Jair Bolsonaro në Brazil. Kjo lloj armiqësie ndaj gazetarëve nga liderët politikë ka pasoja globale dhe lokale.

UNESCO në raportin e saj për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit u shpreh: “Sot, qytetarët janë të izoluar, të etur për lajme si kurrë më parë. Dhe më shumë se kurrë, lajmet duhet të kontrollohen nga faktet, të verifikohen. Sepse dezinformimi përhapet aq shpejt sa vetë virusi, dhe gazetarët janë në vijën e parë në luftën kundër shtrembërimit të së vërtetës. Më shumë se kurrë na duhen fakte. Fakte për të shmangur përhapjen e frikës, lajmet e rreme dhe panikun. Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për një shtyp të lirë “.

Artikulli i plotë:  https://www.theguardian.com/media/2020/may/28/how-the-free-press-worldwide-is-under-threat

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *