Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Jonuz Selimi, artisti në kërkim të një studioje

Jonuz Selimi festoi 70 vjetorin përpara pak ditësh dhe dëshira e vetme e tij për këtë përvjetor është një studio për të vendosur 1200 veprat e punuara gjatë jetës.

Pasion i tij për të pikturuar dhe për të gdhendur ka lindur që moshën gjashtë vjecare. Edhe pse në mungesë të një ambienti komod për të ushtruar dhe koleksionuar artin e tij, Jonuzi punon cdo ditë në hyrjen e shëtitores” Taulantia”. Nuk ka një çmim fiks për një skicim të momentit, për të mjafton më tepër vlersimi për veprën dhe respekti për artistin.

“Një njeri që ka shpirt të madh, nuk ka nevojë të jetë autoritar, ka shumë autoritar që rrinë nëpër zyra dhe shkojnë nëpër hotele të mira me pesë yje por nuk e vlerësojnë djersën dhe mundin e artistit” i drejtohet ai një qytetareje që po interesohet për një portret.

Aktualisht Jonuzi i ka grumbulluar bocetet në një bodrum dhe kushtet nuk janë favorizuese për ruajtjen e asaj që ai e quan një trashëgimi për brezat që do të vinë.

Përpjekjet për të komunikuar me instanca shtetërore apo figura politike të njohura, nuk kanë rezultuar të suksesshme pasi asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje. Jonuzi ka dërguar me qindra letra ndër vite për të kërkuar një zgjidhje për veprat që rrezikojnë të prishen, por kërkesat e tij kanë rënë në vesh të shurdhët.

https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/722699028545751/

“Dhjetra e dhjetra letra, edhe asnjëherë, mund të shkojnë me qindra letra, asnjëherë nuk marr një përgjigje që ato të më ndihmojnë, që unë të paktën të kem një studio. Ato më shumë shikojnë fjalët e bukura, këto zyrtaret, fjalë të bukura përpara zgjedhjeve dhe pastaj mbyllen në zyrë dhe i thonë sekretares, letrat që kanë të bëjnë me shpërblim, që ne do të harxhojmë lekë, mos mi jep, që kërkojnë për shembull një studio, një gjë, nga ato mos më jep, edhe i gris sekretaria. Pra kjo quhet izolim, izolim i letrave” tregon ai për Citizens Channel.

Gjatë viteve ai ka kontribuar edhe për trashëgiminë kulturore të qytetit , duke punuar për vepra të përbashkëta artistike si krijimin e gjashtë kapiteleve në Tregun Bizantin të qytetit por edhe bustin e Aleksandër Moisiut në ambientet e Universitetit të Durrësit. Pavarësisht punës së palodhur, konkretisht për bustin në fjalë i janë dashur tre muaj punë, artisti nuk është shpërblyer për mundin.

“Nuk arritën që të më gjejnë një mënyrë pak a shumë shpërblimi, se unë punova tre muaj dhe kjo është vepër arti. Tani unë mendoj që le ta gjykojnë brezat që të vine” tregon Jonuzi.

Por pavarësisht të gjitha zhgënjimeve apo pritshmërive qe nuk u plotësuan ndër vite, Jonuzit nuk i është shuar shpresa, madje energjia dhe pozitiviteti i tij ndjehet lehtë me çdo person që ndalon për ta përshëndetur.

“Ka shumë njerëz që lindin pas vdekjes, ndoshta dhe unë nuk kam lindur akoma, kështu ka thënë Niçe” përfundon ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *