Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i Reporterëve pa Kufij: 50 gazetarë të vrarë në 2020, 84% e tyre të vrarë qëllimisht

50 gazetarë të vrarë, 2\3 e tyre nga vende të konsideruara jo në konflikt lufte, ky është përfundimi i publikuar dje nga raporti vjetor i “Gazetarëve pa Kufij” (Reporters without Bordres, RSF).

“Ndërkohë që numri i gazetarëve të vrarë në vendet e luftës vazhdon të bie, më shumë prej tyre vriten në vendet në paqje”, citohet në përmbledhjen e RSF.

RSF raporton për 50 gazetarë të vrarë nga 1 Janar deri më 15 Dhjetor 2020, një shifër e ngjashme me të dhënat e vitit 2019, ku rezultuan të vrarë 53 gazetarë, edhe pse këtë vit ka pasur me pak gazetarë në terren për shkak të pandemisë.

Foto nga raporti i RSF

Në vitin 2016, 58 % e viktimave në media rezultonin nga vendet e luftës, tani vetëm 32 % e tyre kanë origjinë nga vende në konflikt si Siria apo Jemeni. Me fjalë të tjera, 68% (më shumë se dy të tretat) e viktimave janë nga vendet “në paqe”, mbi të gjitha Meksika (me tetë gazetarë të vrarë), India (katër), Filipinet (tre) dhe Hondurasi (tre).

“Nga të gjithë gazetarët e vrarë në lidhje me punën e tyre në vitin 2020, 84% u vunë në shënjestër dhe u vranë qëllimisht, krahasuar me 63% në 2019. Disa u vranë në një mënyrë veçanërisht barbare”, theksohet në raport.

Foto nga raporti i RSF

Vrasje barbare

Kështu në Meksikë, gazetari Julio Valdivia Rodríguez i të përditshmes “El Mundo” u gjet me kokë të prerë ndërsa Víctor Fernando Álvarez Chávez editori i faqes online “Punto x Punto Noticias” u gjet i prerë në copa në Akapulko.

Në Indi , gazetari Rakesh “Nirbhik” Singh u dogj i gjallë në shtëpinë e tij nga disa kriminelë të dërguar nga një zyrtar lokal, i cili ishte kritikuar për praktikat korruptive nga gazetari në fjalë, ndërsa Israel Moses, një reporter televizioni nga shteti juglindor i Tamil Nadu u coptua me sharrë.

Raporti rrëfen edhe për raste ku shteti është xhelati, si p.sh. në Iran, ku Rouhollah Zam, redaktori i faqes “Amadnews” dhe kanalit të lajmeve “Telegram”, u var pasi u dënua me vdekje në një gjyq të padrejtë. Megjithëse ekzekutimet janë të zakonshme në Iran, ishte hera e parë në 30 vjet që një gazetar i ishte nënshtruar kësaj praktike arkaike dhe barbare.

“Disa mund të mendojnë se gazetarët janë vetëm viktima të rreziqeve të profesionit të tyre, por gazetarët gjithnjë e më shumë vihen në shënjestër kur hetojnë ose mbulojnë tema të ndjeshme. Ajo që po sulmohet është e drejta për tu informuar, e cila është e drejtë e çdokujt ” tha sekretari i përgjithshëm i RSF Christophe Deloire.

Foto nga raporti i RSF

Historitë më të rrezikshme, hetimet për rastet e korrupsionit

Si në të kaluarën, historitë më të rrezikshme janë hetimet në rastet e korrupsionit lokal ose keqpërdorimi i fondeve publike (10 gazetarë të vrarë në vitin 2020) ose hetimet mbi aktivitetet krimit të organizuar (katër të vrarë). Në një zhvillim të ri në vitin 2020, shtatë gazetarë u vranë ndërsa mbulonin protestat.

Në Irak, tre gazetarë u vranë saktësisht në të njëjtën mënyrë: nga një e shtënë në kokë e qëlluar nga persona të armatosur të paidentifikuar ndërsa ishin duke mbuluar protestat. Një i katërt u vra në rajonin verior të Kurdistanit në Irak ndërsa përpiqej të ikte nga përplasjet midis forcave të sigurisë dhe demonstruesve.

Në përmbledhjen vjetore të vitit 2020 të gazetarëve që janë ndaluar, mbajtur peng ose zhdukur në fund të vitit, botuar në 14 Dhjetor, RSF raportoi se 387 gazetarë janë aktualisht të arrestuar për shkak të punës së tyre. Kjo është praktikisht e njëjtë me një vit më parë dhe do të thotë se numri i gazetarëve të ndaluar në të gjithë botën është akoma në një nivel historikisht të lartë.

2020 ka parë gjithashtu një rritje prej 35% të numrit të grave gazetare të ndaluara në mënyrë arbitrare dhe një rritje katërfish të arrestimeve të gazetarëve gjatë tre muajve të parë të përhapjes së Covid-19 në të gjithë botën. Katërmbëdhjetë gazetarë të cilët u arrestuan në lidhje me mbulimin e tyre të pandemisë janë ende duke u mbajtur të ndaluar.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *