Citizens.al

Amerika është bllokuar në një spirale pandemie

Burimi: The Atlantic |  Ed Yong

Milingonat ushtarake, ndonjëherë ecin në një qarqk derisa vdesin. Milingonat orientohen duke nuhatur gjurmët e feromoneve të milingonave punëtore para tyre, e kur rrugët e tyre kthehen në vetvete, milingonat bllokohen. Ato marshojnë pafundësisht bien nga lodhja ose dehidratimi. Ato nuk kanë asnjë forcë koordinuese për t’i udhëhequr drejt sigurisë. Ato janë burgosura nga muri i instinkteve të tyre. Ky fenomen quhet spiralja e vdekjes. Nuk mund të mendoj për ndonjë metaforë më të mirë për përgjigjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj pandemisë Covid-19.

Shumë amerikanë i besuan intuitës së tyre për t’i dalë të kapërcejnë këtë katastrofë. Ata u kapën pas zgjidhjeve të thjeshta të momentit dhe u kthyen nga njëra shpresë (shpesh e rreme) tek tjetra. Ata u zhytën në të menduarit magjik dhe besuan se bota do të kthehej në normalitet brenda disa muajsh. Ndjekja e këtyre instikteve ishte më e thjeshtë sesa lundrimi në një rrjet zgjidhjesh, studimi i sistemeve të prishura dhe pranimi se pandemia do të shpëthente për të paktën një vit.

Këto gabime konceptuale nuk ishin gënjeshtra të tepruara ose teori konspirative, por gjithsesi ishin të rrezikshme. Ato u manifestuan përsëri dhe përsëri, duke shtrembëruar debatin nëse njerëzit duhet të qëndronin në shtëpi, të mbanin maska, apo universitetet të qëndronin të hapura. Ato penguan qytetarët të kuptonin arsyet e krizës dhe i shtynë udhëheqësit drejt politikave të këqija. Ashtu si milingonat spirale, amerikanët janë rrethuar nga instiktet e tyre të padobishme, të cilat i çojnë ata rrotull e rrotull në qarqe vetëshkatërruese.

Kështu amerikanët u angazhuan në:

  • Një seri monogame zgjidhjesh

Për muaj me radhë, Presidenti Donald Trump shpalli hidroksiklorokinë si një kurë COVID-19, edhe pasi studimet rigoroze treguan se nuk është një e tillë. Në gusht, ai e ktheu vëmendjen e tij në plazmën e të shëruarve – fraksioni i lëngët i gjakut të një të mbijetuari nga COVID-19 që mund të përmbajë antitrupa bllokues të virusit. Ende nuk ka prova të qarta se kjo teknikë shekullore mund të trajtojë COVID-19.

Shumë kritikë të maskave argumentuan se ato ofrojnë vetëm mbrojtje të pjesshme kundër virusit, se ato shpesh nuk përshtaten mirë, ose se njerëzit i veshin në mënyrë të gabuar. Por disa mënyra mbrojtje janë qartësisht më të mira se pa mbrojtje fare. Rripat e sigurimit nuk do të parandalojnë të gjitha përplasjet fatale të makinave, por makinat gjithashtu vijnë me çanta ajri dhe zona thërrmimi.

Disa ekspertë me të cilët kam biseduar kanë pyetur: Po tani? Pyetja supozon se pandemia zgjat sepse SHBA-ja thjesht nuk e ka gjetur ende zgjidhjen e duhur. Në fakt, zgjat sepse zgjidhjet e njohura nuk u zbatuan kurrë plotësisht.

  • Kundërshti të rreme

Një botë bardhë e zi është më e lehtë për t’u përballuar sesa ajo gri. Që nga fillimi, COVID-19 është portretizuar si një sëmundje që kryesisht shkakton simptoma të lehta tek njerëzit që shërohen shpejt dhe herë pas here shkakton simptoma të rënda që çon në shtrim në spital dhe vdekje. Këto dy ekstremizime kanë sjellë që për muaj me radhë shumë persona të vetëkurohen në shtëpi, pa e identifikuar sëmundjen.

Epidemiologët dhe ekonomistët kryesisht pajtohen se ekonomia nuk mund të tërhiqet ndërsa pandemia është ende e ndezur. Duke i trajtuar të dy si të kundërta, udhëheqësit e shtetit nxituan të rihapen, duke çuar një virus mezi të përmbajtur, të përhapet përsëri. Masat e shëndetit publik ofrojnë një rrugë të mesme, madje edhe “bllokimet” nuk duhet të jenë aq mbizotëruese sa ishin në pranverë. Një qytet mund të mbyllë lokale me rrezik më të lartë si bare dhe klube nate ndërsa hap ato me rrezik më të ulët si dyqanet me pakicë.

Termi bllokim ka bërë shumë dëm. Përkeqësoi binarin e rremë midis mbylljes dhe hapjes.

  • Faji personal mbi rregullimet e sistemit

SARS-CoV-2 u përhap me shpejtësi midis burgjeve të mbingarkuara të Amerikës, në departamentet e shëndetit publik të pafinancuara dhe midis amerikanëve me ngjyrë, latinot dhe indigjentë të cilët ishin shkëputur gjeografikisht dhe financiarisht nga kujdesi shëndetësor për dekada të politikave raciste.

Por rrjetat e shkatërruara të sigurisë sociale janë më pak të dukshme sesa baret e mbushura me njerëz. Rregullimi i problemeve sistemike është më i vështirë sesa nxitja e moralizmit dhe amerikanët u tërhoqën drejt këtij të fundit.

Mendimi moralist rrezikon shëndetin në dy mënyra. Së pari, njerëzit shpesh kundërshtojnë masat që ulin rrezikun e një individi – rripat e sigurimit, prezervativët, vaksinat HPV – sepse mbrojtje të tilla mund të nxisin sjellje të rrezikshme.

Së dyti, moralizmi i gabuar mund të sigurojë mbulesë për politika të këqija.

  • Mendimi Magjik

Në prill, Trump imagjinoi përfundimin e shpejtë të pandemisë: “Ndoshta kjo largohet me nxehtësi dhe dritë“, tha ai.

Kjo mënyrë magjike e të menduarit, në të cilin një faktor natyrshëm e shuan pandeminë, e bllokoi Amerikën në një spirale pandemie duke u bërë një justifikim i përshtatshëm për mosveprim. Kohët e fundit, disa komentues kanë argumentuar se pandemia do të shuhet së shpejti për dy arsye. Së pari, 20 deri 50 përqind e njerëzve kanë qeliza T mbrojtëse që njohin koronavirusin e ri. Së dyti, disa studime të modelimit pretendojnë se imuniteti i tufës – përmes së cilës virusi lufton për të gjetur strehues të rinj, pasi mjaft njerëz janë imunë – mund të fillojë kur vetëm 20 përqind e popullsisë është infektuar.

Asnjëra nga kërkesat nuk është e pabesueshme, por asnjëri nuk duhet të jetë garanci për vetëkënaqësi. Askush ende nuk e di nëse qelizat T “ndër-reaktive” në të vërtetë të mbrojnë nga COVID-19, dhe edhe nëse e bëjnë, nuk ka gjasa të ndalojnë njerëzit të infektohen. Imuniteti i tufës, ndërkohë, nuk është një pengesë e përsosur.

  • Habitati i tmerrit

Sh.B.A mund të ndalojë trajtimin e pandemisë si emergjencë që është. Tragjedia e përditshme mund të bëhet zhurmë e ambientit. Dëshira për normalitet mund ta bëjë atë normale, të pamendueshme. Si varfëria dhe racizmi, të shtënat në shkollë dhe brutaliteti policor, burgosja masive dhe ngacmimi seksual, zhdukjet e përhapura dhe ndryshimi i klimës, COVID-19 mund të bëhet një tjetër gjë e papranueshme, që Amerika e pranon.

Lexoni artikullin e plotëhttps://www.theatlantic.com/health/archive/2020/09/pandemic-intuition-nightmare-spiral-winter/616204/?fbclid=IwAR2NSvvo4ELmkAX_Em4msMGwmONErCGBeG-SyJI_qe4uUYLATR3dqGkUD50

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW