Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Baldushk: “30 vite pa rrugë”, bashkia cilëson tërmetin si shkaktar të mungesës së investimeve

Një ditë fundjave tetori, Eva Kazhaja së bashku me familjen e saj po pastronin baltën në oborrin e shtëpisë në fshatin Kakunjë të Baldushkut. Shirat e disa ditëve më parë bënë që lumi Zhullima që rrjedh afër banesës së tyre tre-katesh të dalë nga shtrati.

Për Evën dhe shumë familje të tjera, kjo nuk është një situatë e pazakontë; balta është tashmë pjesë e jetës së tyre – kjo si pasojë e mungesës së investimeve në infrastrukturë nga Bashkia Tiranë.

Familja Kazhaja largon baltën në oborrin e shtëpisë pas daljes së lumit nga shtrati

Fshatrat Kakunjë, Shalqizë, Lugë dhe pjesërisht Koçaj të Baldushku, prej 30 vitesh demokraci, kanë rrugë të amortizuar.

Kam gati 20 vjet e martuar këtu. Më përpara s’kemi pas fare rrugë, me ardhjen e demokracisë na është hapur rruga”, – pohon Eva Kazhaja për Citizens Channel. Familja Kazhaja kërkon zgjidhje të situatës fillimisht për fëmijët, të cilët preken më së shumti nga kushtet aktuale.

Ne jemi në fshatin Kakunjë edhe kërkojmë që të na bëhet rruga sa më shpejt, të na shtrohet asfalt se fëmijët shkojnë e vijnë gjithë baltë. Ca janë të vegjël fare, ca janë më të mëdhenj”, – thotë e moshuara Qefsere Kazhaj.

Rruga e amortizuar ka penguar Evën që të jetë në marrëdhënie pune, pasi asaj i duhej që të përdorte shërbimin e transportin publik çdo ditë. Ky i fundit, si pasojë e rrugës, nuk ofrohet në fshatin e saj. Eva punoi afro tre vjet në fasoneri, por më pas u detyrua që të shkëputej.

Ishte lodhje e tepërt. Doje 45 minuta të shkoje te autobusi. Qëllonte shi, qëllonte diell”, – thotë më tej Eva.

Ylli Meta, një tjetër banor, fajëson direkt institucionet për gjendjen aktuale të disa fshatrave në Baldushk.

Kemi bërë kërkesa në këshillin bashkiak, Bashkisë, njësisë administrative dhe si përfundim kemi gjetë përgjigjen që në momentin që do të jemi gati, do të investojmë. Kjo nuk është bindëse”, – pohon ai.

Citizens Channel iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Tiranë për mungesën e infrastrukturës në këto fshatra si dhe për projektet e ardhshme që do t’i jepnin zgjidhje problematikës së komunitetit.

Përmes një përgjigje me shkrim, Bashkia Tiranë pohoi se është në dijeni të problematikës në fjalë dhe se “problematika e ngritur është e drejtë, por duke qenë se Bashkia Tiranë, vitet e fundit, është përballur më vështirësitë e tërmetit, ka bërë që radha e prioriteteve të ndryshojë”.

Më tej, Bashkia Tiranë pohon se do të shikojnë mundësinë që të kryejë investime në këtë zonë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *