Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Eurostat: Shqipëria e fundit në Europë për mirëqenien në 2022

Shqipëria renditet e fundit në Europë për mirëqenien në vitin 2022, sipas të dhënave të fundit të Eurostat.

Vendet e rajonit e kanë kapërcyer Shqipërinë sa i përket rritjes së pagave dhe mirëqenies. 

“Actual individual consumption (AIC)” përllogarit blerjen e mallrave dhe shërbimet e konsumuara nga familjet. AIC për frymë mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve. Në vitin 2022, AIC për frymë e shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 67% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së.

Shqipëria ishte e fundit në 2022, si për të ardhurat për fryme në raport me ekonominë, ashtu edhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse. 

34% e mesatares së BE, ishin ta ardhurat për frymë në rapport me PBB-në. Ka shënuar një rritje prej 2 pikësh nga 2021, por pavarësisht kësaj rritje është e fundit në Europë.

Mali i Zi është vendi më nivelin më të lartë në rajon, me 50% të mesatares europiane. Vendi i dytë është Serbia me 44% e ndjekur nga Maqedonia e Veriut em 42% dhe Bosnjë Hercegovina me 35%.

Shqipëria u rendit e fundit edhe për sa i përket konsumit individual për frymë. Ky tregues për Shqipërinë është sa 40% e mesatares Europiane. 

Të dhënat e Eurostat në 2022, treguan se 74.7% e popullsisë së Shqipërisë që është në moshë pune rrezikon varfërinë. Shqipëria është prekur dhe nga një rritje e inflacionit në vitin e fundit. 

Ekonomia shqiptare dhe flluska e ndërtimeve

Sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Shqipëria ka probleme me tregun e pasurive të paluajtshme. Raporti e ka përcjell me shqetësim këtë sektor të ekonomisë. 

Raporti përmend rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme si edhe hyrjen e parave të huaja në këtë sektor. 

Bordi i Drejtorëve të FMN-së e theksoi dhejtor të 2022, se është e rëndësishme të rritet vigjilenca ndaj politikave të stabilitetit financiar. Sektori i ndërtimeve ka ngritur edhe më herët shqetësime për pastrim parash, si nga raporte ndërkombëtare po ashtu edhe nga ekspert të ekonomisë.

Fondi Monetar e vlerësoi ekonominë informale me pothuajse 32% të ekonomisë totale, e barabartë me 17 miliardë dollarë të PBB-së. 

Qeveria shqiptare është kritikuar nga ndërkombëtar edhe për nsiëm ligjore të aministisë fiskale. 

FMN foli kundër amnistisë së propozuar tatimore, duke pasur parasysh rreziqet e qeverisjes dhe pastrimit të parave.

Sakaq, parashikimi i fundit i FMN për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023 është ulur. Raporti i tetorit i FMN parashikonte një rritje ekonomike me 2.5%, teksa raporti i fundit  flet për një rritje me 2.2%. Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet që deri në 2024 të rritet me 3.3% dhe pritet të mbajë këtë nivel deri në 2028.

Amnistia fiskale është një nismë e qeverisë shqiptare që ka hasur në  kundërshti, pasi parashikon që çdo shtetas i huaj apo shqiptar mund të depozitojë deri në 2 milionë euro para të padeklaruara në sistemin bankar duke përfituar imunitet ligjor mbi burimin e të ardhurave, në këmbim të një takse prej 5-10%. FMN ngre shqetësimin se kjo skemë mund të përdoret për pastrim parash.

Nga ana tjetër edhe klima e biznesit në Shqipëri nuk paraqitet pa kritika. Në prill të këtij vitit dhomën e tregëtisë kritikuan klimën e biznesit në Shqipëri. 5 Dhoma të Tregëtisë shprehen se klima e biznesit është një nga tre sfidat kryesore të sipërmarrjes në Shqipëri.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *