Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Gratë në STEM” – Anxhela Gjana, sfidat e edukimit për teknologjinë në Kukës

“Kur kam nisur punën në 2011, kanë qenë 1600 nxënës, aktualisht kemi 900, në të gjithë shkollën” – tregon Anxhela Gjana, mësuese prej 13 vitesh në gjimnazin “Havzi Nela” në Kukës.

Ajo jep mësim në lëndën e TIK (Teknologji informacioni dhe komunikimi) për vitin e parë dhe të tretë. Ndryshimet teknologjike janë ato që e bëjnë çdo ditë të punës sfiduese për të.

“Inteligjenca artificiale do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë botën dhe t’i japin më shumë zgjidhje problemeve në jetën e përditshme. Duhet të mendojmë pak më tepër për etikën dhe i duhet këtij brezi të mendoj në mënyrë kritike rreth këtyre zhvillimeve”– analizon ajo.

Ajo çfarë i penalizon më tepër të rinjtë në Kukës sipas saj është mungesa e qendrave social – kulturore.

“Ka shumë pak mundësi krahasuar me qytetet e tjera, nuk ka aktivitete fare për të rinjtë, nëse në Tiranë ka organizata për të rinjtë apo hapësirë ku mblidhen apo takohen ,këtu vetëm kafja është” – thekson Gjana, e cila është pjesë e një serie bisedash me gratë në STEM (Shkencë, Matematikë, Inxhinieri dhe Teknologji), te realizuar nga SCiDEV.

Momentalisht në Kukës funksion një qendër rinore e themeluar nga nisma “Perspektiva të reja”që angazhon të rinj që kanë talente të caktuara. Gjana nënvizon se është tepër i rëndësishëm angazhimi i të rinjve që nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar për kurse apo trajnime jashtë shkollore.

“Kemi një laborator të inteligjencës artificiale që është sponsorizuar nga AADF, por nga Ministria e Arsimit nuk ka ardhur asnjë pajisje ” – tregon ajo.

Për të ndihmuar të rinjtë në drejtimin e shkencave kompjuterike Gjana ka zhvilluar edhe kurse në formë vullnetare, për shembull gjatë pandemisë ajo ka ndjekur rreth 35 nxënës në një program një vjeçar, për t’i aftësuar ata në procese si kodimi, inxhinieri programimi etj.

“Disa studentë janë në përfundim të universitetit dhe kanë nisur ta kthejnë kontributin në qytet, për shembull dy – tre janë punësuar në kompani që merren me sigurinë kibernetike, dhe janë në negociata me kompaninë që të investojë për një laborator që mund të përdoret nga nxënësit” – shpjegon ajo.

Problem tjetër sipas saj është edhe përfaqësia gjinore, në shumicën e rasteve janë djemtë dhe burrat që janë drejtues të këtyre degëve dhe nga vajzat apo gratë shihet si një profesion i vështirë për tu kryer, ndoshta edhe për shkak edhe të mbi angazhimeve familjare.

“Nuk mjafton politika që mund të ndjekë vetëm Ministria e Arsimit për të ndihmuar të rinjtë, faktorët lokalë si bashkitë, komunat ose organizatat jo qeveritare, shoqatat, ose edhe  partnerë të ndryshëm të cilët mund të ndihmojnë, mund të luajnë rolin kryesor. Edhe mësuesit janë një grupim. Por duhet një bashkëpunim i të gjithë partnerëve” – përfundon Gjana.

Podcast: Anxhela Gjana në “STEMspressoxMuc” 

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *