Titulli: “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të ardhmes së gazetarëve të rinj
dhe atyre të ardhshëm
Partnerë: Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore | Citizens Channel
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian, zbatuar nga
Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ)
Kohëzgjatja: 01/02/2019 – 31/10/2019
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me marrëdhëniet e punës
të profesionistëve të rinj në media dhe gazetarëve të ardhshëm, dhe prezantimin e mjeteve
të përshtatshme ligjore dhe administrative për mbrojtjen e të drejtave të tyre në këtë fushë.
Objektivat:
- Krijimi i një panorame të situatës së marrëdhënieve të punës të profesionistëve të rinj
në media dhe gazetarëve të ardhshëm në Republikën e Shqipërisë, përmes krijimit të
një raporti gjithëpërfshirës bazuar në një studim kombëtar me profesionistëve të rinj
në media, studentët e gazetarisë dhe të komunikimit; - Krijimi i një panorame gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor mbi të drejta dhe përfitimet e gazetarëve në Republikën e Shqipërisë, dhe praktikat më të mira të zbatuara në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian mbi çështjen e praktikës së punës (internship)
gjatë periudhës së studimeve akademike, duke u përqendruar në grupin e
përfituesve të lartpërmendur; - Realizimi i një fushate ndërgjegjësimi mbi çështjet që ndikojnë target-grupin e
synuar dhe qasjen pozitive të aktorëve të ndryshëm në fushën e medias, mbi
prezantimin e një iniciative të re ligjore dhe/ose administrative, për mbrojtjen e
këtyre të drejtave.
Aktivitetet:
- Realizimi i Studimit – “Duke synuar kushte të drejta pune” i cili paraqet një panoramë të situatës dhe sfidave që hasin studentët dhe gazetarët e rinj. Duke përfshirë intervista dhe sondazhe me: 492 studentë të gazetarisë/komunikimit nga katër rrethe të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër; 49 gazetarë profesionistë; 16 menaxherë/themelues të mediave përfshirë: televizione, gazeta dhe media online; 4 drejtues të organizatave joqeveritare për median;
Studimi i plotë:
- Realizimi i një turi takimesh me studentët e gazetarisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës, atë të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” edhe Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.
Lexo më shumë: https://citizens-channel.com/2019/07/03/duke-synuar-kushte-te-drejta-pune-tur-takimesh-me-studentet-e-gazetarise-ne-shqiperi/
Tur takimesh në Universitete:
Video ndërgjegjësuese mbi gjetjet e studimit: