Citizens.al

Dajt, vullnetarët mbjellin qindra kilogramë fara në parkun e shkatërruar nga zjarret masive

Organizata “Eco Vision” së bashku me aktivistë mjedisorë, realizuan këtë të shtunë mbjelljen e rreth 200 kilogramë fara ahu në zonën pranë Kalasë së Dajtit, pjesë e Parkut Kombëtar Dajt.

https://www.facebook.com/G.Bardhe/posts/721324352086575

Në vitin 2012, kjo zonë u përfshi nga zjarre masive dhe nëntë vite më vonë, asnjë pemë nuk ka “mbijetuar”, ndërkohë që nuk janë marrë masa të mjaftueshme për të rigjeneruar parkun.

Për disa orë me radhë, aktivistët vazhduan me mbjelljen e farave të ahut, teksa eskpertët pohuan se do duhen rreth 100 vite që pylli të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Kuptohet që do të duhen vite, ndoshta 100 vjet që pylli të bëhet ashtu siç ishte përpara zjarrin por gjithsesi më mirë që e nisëm këtë punë sot sesa të rrinim ne dhe brezat  që do vijnë pas 100 vitesh duke parë një zonë të shkretuar këtu në Parkun e Dajtit”, – tha për Citizens Channel eksperti pyjor Abdulla Diku.

Në vijim, Diku shpjegon se një nismë e tillë duhet të ishte bërë para shumë vitesh, pasi toka ka humbur shumë nga lëndët ushqyese.

Abdulla Diku, ekspert pyjor/ Foto: Entenela Ndrevataj

Që nga ajo kohë, situata ka ardhur duke u përkeqësuar sepse heqja e pyllit bën që të largohet e gjithë kjo shtresa e ushqyeshme e tokës e cila ka lëndë organike të nevojshme për rritjen e gjeneratës së re të fidanëve. Kështu  që ne jemi pothuajse 9 vjet më vonë, kjo duhej bërë menjëherë pasi toka është djegur”.

Gëzim Tarja, specialist i monitorimit në Administratën e Zonave të Mbrojtura Tiranë, tregon se ky aktivitet ka rezultuar i suksesshëm më parë: “Tek pjesa e djegur kemi bërë vjet një eksperiment dhe doli i suksesshëm dhe me ndihmën e shoqatave, na sponsorizuan farat”.

Gëzim Tarja, specialist i monitorimit në Administratën e Zonave të Mbrojtura Tiranë

Nisma e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tashmë u çua përpara nga organizata jo fitimprurëse, mbështetur nga programi i GEF (Small Grants Programe), të cilët ofrojnë mbështetje financiare dhe teknike për të ruajtur dhe rigjeneruar mjedisin.

Udhërrëfyesi turistik Menduh Zavalani, tregon se edhe mali i Priskës, pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, u dëmtua po ashtu rëndë nga zjarret e vitit 2012, dhe është në po të njëjtën gjendje si zona ku u krye aksioni i mbjellës së farave.

Ai ka ndarë me Citizens Channel një postim të tijin në vitin 2012, ku shihej prej në Tiranë shëllungat e zjarrit.

Djegia e malit të Priskës/ Foto: Menduh Zavalani

Unë do veçoja malin e Priskës që është në jug të Malit të Dajtit, i cili në 2012-tën në verë është djegur për ditë të tëra, ka zgjatur thuajse një javë. Është një habi e madhe që një mal i tillë që ka një rrugë me çakëll poshtë nuk arriti të shuhej dhe u la të degradohej gjithë faqja jugore dhe sot nuk është bërë gjë”, – shprehet Zavalani.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW