Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Pensionistët detyrohen të punojnë për të mbijetuar”

Aqif Mata dhe Naim Qyqja janë dy pensionistë që detyrohen të punojnë në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e përditshmërisë. Të dy kanë disa vite që kanë dalë në pension.

Mundohem të nxjerr ndonjë lekë trotuareve, sa për të ngrënë bukë. Nxjerr 200 lekë deri në 500 lekë maksimumi”, – thotë për Citizens Channel Mata, 74-vjeçari që shet paketa cigaresh afër Pazarit të Ri. Ai ka punuar për 25 vite në minierën e Martaneshit dhe sot merr një pension prej 18,500 lekësh.

Aqif Mata

Ka shpenzime, drita, ujë, ushqime, veshmbathje. Nuk mund të mbahet shtëpia me 185.000 lekë të vjetra. Janë nën nivelin e jetesës”, – thotë më tej i cili kujton vitet e vështira në minierë.

Puna ishte nën tokë, ishte 5000 metra thellë. Aty ishte errësirë, kishim kandilin. Puna ishte e rëndë, tetë orë punonim”.

Të njëjtat pakënaqësi ka edhe Naim Qyqja, 73-vjeçari i cili riparon çadra e njëkohësisht bën edhe punë të tjera për të nxjerrë para ekstra. Pensioni prej 20.000 lekësh në mua, nuk ia mbulon as shpenzimet minimale.

Unë merrem me çdo lloj pune që nxjerr lekun. Leku nxirret në të gjitha format”, – thotë Naimi, i cili rrëfen se me këto të holla që nxjerr, përveç shpenzimeve të përditshme, i mbulojnë dhe pasionin e tij për librat. “Mbledh kanaçe, mbledh hekura që të nxjerr lekët e mi. Dhe e di për ça e bëj këtë punë? Është qesharake, për të blerë libër”.

Naim Qyqja

Naim Qyqja thotë se është emigrimi që po “parandalon” shumë të moshuar që të gjejnë forma alternative, si ai, për të nxjerrë jetesën.

Atyre një – dy muaj mos t’u sjellin familjeve të veta remitancë, ato do dalin rrugëve të Tiranës dhe të shtrihen rrugëve”.

Shqipëri: 30 bashki nuk ofrojnë asnjë shërbim social për të moshuarit në nevojë

Raporti i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në vitin 2022, nxori në pah se gjysma e Bashkive në Shqipëri nuk ofrojnë asnjë shërbim për të moshuarit në nevojë në Shqipëri, “ndërsa 16 bashki ofrojnë vetëm një lloj shërbimi për të moshuarit”.

Numri në rritje i të moshuarve do të çojë në më shumë nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë për të moshuarit”, – thuhet në raport.

Sipas INSTAT, popullata mbi 65 vjeç do të rritet me 48% në 30 vitet e ardhshme, ndërsa projeksionet tregojnë se popullata mbi 80 vjeç pritet të rritet me 9.1% në 2050-tën

Të dhënët e publikuara tregojnë se gjatë 30 viteve të ardhshme popullsia e moshës 65 vjeç e lart do të rritet më tej me 48%; nga 420 mijë në 2020 në 623 mijë në 2050, ndërsa popullsia e moshës 80 vjeç e lart do të rritet me 2.6 herë nga 82 mijë në 2020 në 214 mijë në 2050 .

Aktualisht, vetëm 1.6% e të moshuarve në nevojë marrin shërbime sociale. Qyteti që ofron më së shumti shërbime sociale në Shqipëri është Korça, ku 340 të moshuar marrin shërbime, pasuar nga Tirana ku 339 prej të moshuarve përfitojnë nga shërbimet sociale. Qyteti që ofron më pak shërbime është Vlora, ku vetëm 40 të moshuar janë përfitues të shërbimeve sociale.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *