Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Kuvendi mbyll punimet, ligji për Minimumin Jetik “fle në sirtarë” prej 7 muajsh

Kuvendi i Shqipërisë mbyll sot punimet duke mbajtur kështu të fundit seancë plenare, e cila po shoqërohet me debate dhe protesta.

Që prej dhjetorit 2022, Lëvizja Bashkë ka dorëzuar 21 mijë firma në Kuvend duke propozuar një ligj për minimumin jetik, i cili nuk u fut në agjendën e deputetëve as këtë sezon.

“Deri më sot Kuvendi nuk ka kthyer përgjigje se në ç’muaj a vit të këtij shekulli ka ndër mend të respektojë iniciativën ligjvënëse dhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

Kuvendi ka marrë sot në shqyrtim 17 çështje, mes të cilave projekligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, ligjin që “amniston” ndërtuesit e kateve pa leje në kullat e Tiranës dhe ligjin e shumë debatuar për studentët e mjekësisë, të cilat pritet të miratohen me votat e mazhorancës, e cila refuzoi edhe kërkesën e opozitës për mocion me debat mbi inceneratorët.

“Kuvendi ka qenë i zënë me punë “jetike” si dyfishimi i pagave të deputetëve e ministrave, si dhe ka vazhduar tradita e kotësisë së debateve parlamentare”, vijon më tej deklarata e Lëvizjes Bashkë.

Në dhjetor të 2022 Lëvizja Bashkë dorëzoi 21 mijë nënshkrime në Komisionin Qendror të Zgjedhejve për miratimin e Minimumit Jetik.

Për 2 muaj aktivistët e Lëizjes Bashkë mblodhën këto nënshkrime në disa qytete të Shqipërisë.  Në reagimin e tyre ditën e sotme, ata ritheksojnë nevojën emergjente për miratimin e këtij ligji.

“Miratimi i ligjit të minimumit jetik do të sillte efekte të drejtpërdrejta në rritjen e të ardhurave të shtresave më të varfra të shoqërisë. Sipas përllogaritjeve tona, nuk do të kishte më pensione minimale prej 8.000-lekësh, por të paktën prej 20.000 lekësh. Po ashtu do të rriteshin zinxhir të gjitha pensionet e tjera, të cilat llogariten mbi bazën e pensionit minimal, duke nisur nga rritja me të paktën 50% e pensioneve të invaliditetit”, vijon më tej deklarata.

Minimumi Jetik është një nga premtimet e pambajtura prej dekadash nga qeveritë e ndryshme në Shqipëri.

Shqipëria është i vetmi nga vendet ish-socialiste të Evropës Lindore që nuk njeh minimumin jetik. 

Në 33 vite pluralizëm, qeveritë e ndryshme kanë akuzuar njëra tjetrën për mos njohjen e kësaj politike që përcakton kriterin bazë të mbijetesës, por asnjëra prej tyre nuk e ka realizuar.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori shprehet se “një qeveri e korruptuar nuk mund të ketë përparësi të tjera përveç vjedhjes së strukturuar”.

Qori tha për Citizens Channel se ndër të tjera, qeveria nuk e miraton këtë ligj pasi miratimi i tij  nënkupton një transferim të rëndësishëm të pasurisë nga oligarkia ekonomike e politike drejt shtresave në nevojë.

Arlind Qori, kryetar i Levizjes Bashke

“Pra është e kundërta me logjikën e korrupsionit dhe akumulimit përmes shpronësimit, e cila e rishpërndan pasurinë nga poshtë-lart. Më gjerësisht, nëse të varfrit përfitojnë ligjërisht nga minimumi jetik, atëherë lidhjet klienteliste me pushtetin dobësohen. Pensionistët e varfër, familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike etj. do të gëzonin çdo muaj atë që u takon me ligj, do të plotësonin nevojat e tyre bazike.Kësisoj do të kishin më pak shtysë që të hynin në marrëdhënie varësie me pushtetin politik”, shprehet Qori. 

Mirela Ruko, Sekretare Organizative e Lëvizjes Bashkë vlerëson se institucionet në Shqipëri nuk janë demorkatike, andaj dhe ligji për minimumin jetij nuk po trajtohet me përparësi.

Mirela Ruko, Sekretare Organizative e Lëvizjes Bashkë

“Dekurajimi që i bëjnë këto institucione qytetarëve nuk është gë tjetër vetëm se regeres në të drejta që janë edhe të sanksionuara me ligj. Pikëmbërritja te projektligji për minimumin jetik, është pjesë e një procesi të gjatë informimi, konsultimi dhe angazhimin tq aktivistqve dhe qytetarqve”, tha Ruko për Citizsens Channel.

Ata shprehen se do e vijojnë betejën e tyre për miratimin e këtij ligji. Qori tha se Lëvizja Bashkë ka në plan të vazhdojë përpjekjen më tej.

“Edhe gjatë fushatës sonë të fundit nëpër qytete të ndryshme të vendit, kemi theksuar nevojën e mobilizimit shoqëror për miratimin e këtij ligji. Po ashtu planifikojmë të organizojmë protesta dhe aksione kontestuese për të rritur trysninë ndaj Kuvendit dhe partisë në pushtet që projektligji i minimumit jetik të hyjë sa më parë në agjendën e punimeve të Kuvendit dhe të shndërrohet në ligj”, tha Qori.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *