Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Rrëfime: Parada e Krenarisë në Serbi bashkon aktivistët e Ballkanit

Umutsu Risvanli nga Stambolli rikthehet për herë të dytë në Paradën e Krenarisë së Beograd, edhe pse situata e vjetshme i ka lënë shije të hidhur.

“Është pak ndjesi e sikletshme kur sheh kaq shumë forca policore që kanë bllokuar çdo hyrje të mundshme; pavarësisht kësaj nuk është se ndjehem i sigurt sepse e dimë që përtej këtyre barrierave ka grupime që protestojnë kundër nesh dhe urrejtje, kështu që është një iluzion i një sigurie maksimale”, pohon ai për Citizens Channel.

Risvanli thekson se ka zgjedhur të vijë sërish në Beograd duke qenë se në Turqi Parada e Krenarisë është e ndaluar që prej 2015.

Umutsu Risvanli

“Ka tashmë rreth tetë vite që parada është e ndaluar por ne gjithsesi kemi organizuar protesta alternative, nuk ndjehet si paradë krenarie ku gjithsecili e shijon por ndjehet më shumë si protestë, ku shumë njerëz arrestohen, por më shumë unë e shoh si celebrim i rezistencës i të gjithëve së bashku”, vijon Risvalni.

Java e Krenarisë që u zhvillua nga data 4 deri më 10 shtator u mbajt me sloganin: “Nuk jemi as afër”, duke iu referuar kërkesave që qeveria nuk i ka përmbushur. Përpara marshit të Krenarisë në Beograd të shtunën, Delegacioni i BE-së dhe 25 vende deklaruan mbështetjen e tyre për marshimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të personave LGBT+ në Serbi.

“Me rastin e Paradës së Krenarisë së Beogradit 2023, ne duam të riafirmojmë përkushtimin tonë për respektimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë. Ne qëndrojmë me krenari me komunitetin LGBTIQ+ në Serbi dhe mbështesim fuqimisht vlerat që përfaqëson Pride – pranimin, përfshirjen dhe diversitetin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Situata e komunitetit LGBTQI+ në rajon

Matej Vrebac

Matej Vrebac nga organizata “Sarajevo Open Center” tregon se në total deri më tani në Bosnje dhe Herzegovinë janë zhvilluar katër Parada Krenarie.

“Mund të them si situata është e ngjashme me atmosferën në Serbi, ne akoma nuk i kemi të njohur zyrtarisht bashkimet civile apo martesat brenda të njëjtit seks. Situata është jo shumë optimiste si në Evropën Perëndimore le të themi, sepse ka shumë regres dhe ideologji që mundohen të izolojnë komunitetin Queer”, shpjegon Vrebac.

Ai tregon se sfidat apo homofobinë dhe transfobinë më të madhe e hasin komunitetet LGBTQI + që jetojnë në zona më të thella periferike, krahasuar me ata që janë të vendosur në Sarajevë.

“Këtu në Beograd ndjehem shumë mirë edhe pse ka shumë forca ushtarake dhe masa sigurie. Por gjithsesi ti sërish nuk është se mundesh të ecësh lirshëm nëpër rrugë pasi ka shumë barrikada. Por është kaq bukur të shohësh kaq shumë njerëz këtu që festojnë diversitetin dhe luftojnë për të drejtat e tyre”, thotë ai.

Për Erza Kurti nga “Qendra për Barazi dhe Liri/CEL” në Kosovë është hera e parë në Paradën e Krenarisë në Beograd.

“Është një përvojë e jashtëzakonshme socializimi me aktiviste nga gjithë rajoni për solidarizimin dhe mbështetjen për njëri – tjetrin. Programi i Pride ishte shume mbresëlënës dhe diskutimet që janë bërë mbi çështje te ndryshme queer ishin shume te rëndësishme, si për shembull diskutimet mbi personat intersex qe në shume vende mungojnë”, thekson Kurti.

Iris Mozalar

Iris Mozalar nga Turqia, shpreson se një ditë do të jetë e mundur që kjo festë të zhvillohet pa nevojën e forcave policore dhe mbrojtjes.

“Sidomos si trans, ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj dhunës policore, edhe në jetën tonë të përditshme. Megjithatë ne nuk heqim dorë nga jeta dhe të drejtat tona! Ne vazhdojmë të luftojmë! Uroj që e gjithë bota të jetë e barabartë, e drejtë dhe e lirë për personat LGBTI+”, përfundon ajo.

Vtin e kaluar, dy aktivistët shqiptarë u dhunuan nga një grup huliganësh pak orë pas mbarimit të marshimit të krenarisë, në mbrëmjen e datës 17 shtator 2022.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *