Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Muret e Portës” propozohet për listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë

Aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues organizatash në mbrojtje të trashëgimisë kulturore i kanë dërguar një propozim organizatës “Europa Nostra“  për të përfshirë monumentin Muret  e Portës, në listën e 7 monumenteve të rrezikuara për 2024.

“ Së bashku me qendrën Amfora, Skenën e Pavarur Kulturore dhe Go to Albiana (Shkodër) duke marrë parasysh faktin që asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka reaguar lidhur me dëmtimin që i është shkaktuar këtij monumenti ne konsideruam ta kalonim problematikën në një nivel ndërkombëtar “ – tha për Citizens Channel Heldi Kodra, pjesë e grupit rinor të organizatës ”Europa Nostra”.

Programi i 7 monumenteve më të rrezikuara është një fushatë e shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e kërcënuar të Evropës. Një panel ndërkombëtar këshillues, i përbërë nga specialistë të historisë, arkeologjisë, arkitekturës, konservimit dhe financës, mblidhet për të diskutuar aplikimet dhe për të përzgjedhur monumentet dhe vendet më të rrezikuara. Lista përfundimtare e 7 vendeve përzgjidhet nga Bordi i Europa Nostra.

“ Ende sot zona përqark murit është e betonizuar, aty parkohen automjetet e firmës, automjetet e rënda, që nga momenti në moment mund të krijojnë një dëm të pa rikthyeshëm“ – vijon Kodra.

Monumenti i Kulturës i Kategorisë së Parë me status ruajtjeje që nga viti 1948 dhe që mbronte qytetin në antikitet, u rrafshua pjesërisht nga “Shoqëria koncesionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring)”.

Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi koncesionin e formës BOT për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Porto-Romano si dhe operimin e tij për një periudhë 35 vjeçare. Kontrata u amendua sërish në vitin 2020, kur kompanisë Porti MBM iu dha gjithashtu e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

“Në 2016 e Ministria e Kulturës ka realizuar një perimetër sigurie pra ky perimetër ndalon çdo lloj ndërhyrje. Ka deputet që e kanë ngritur si problematikë në Parlament, por kompania e zhvillon aktivitetin duke mos respektuar perimetrin e sigurisë, pra është shkelur ligji“ – përfundon Kodra.

Monumente të rrezikuara ndër vite

Kjo është hera e katër që organizata ”Europa Nostra” ka mundësi të rendis një nga monumentet e Shqipërisë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara.

Një sërë kishash post-bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq, të vendosura në Shqipërinë juglindore, janë monumentet më përfaqësuese të artit kishtar të shekujve 17-18 në Ballkan dhe janë kryevepra të stilit postbizantin. Lufta, plaçkitjet dhe fatkeqësitë natyrore e kanë dëmtuar rëndë këtë grup prej 12 kishash. Popullsia e krishterë përreth ka rënë shumë dhe një mungesë e mëvonshme e klerit ka bërë që shumica e kishave të mbeten të papërdorura për pjesën më të madhe të vitit. Kishat janë nën përgjegjësinë e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Kisha e shënuar e Shën Gjergjit në Voskopojë, e cila fitoi çmimin “Europa Nostra” në 2011 për konservimin e saj të jashtëzakonshëm, tani përballet me kërcënimin e vjedhjes dhe nxjerr në pah urgjencën me të cilën duhet të mbrohen këto kisha të jashtëzakonshme. Nominimi për programin 7 më të rrezikuar 2018 u dorëzua nga Fondacioni “The Past for the Future”.

Në atë kohë pas këtij njoftimi ka reaguar edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke e konsideruar si lajmin më domethënës për qëndresën dy vjeçare të artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve që mbrojtën Teatrin Kombëtar. Organizata” Europa Nostra” u angazhua në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke i drejtuar disa letra direkte Kryeministrit Rama, Presidentit Ilir Meta dhe përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare ku shprehte shqetësim për cenimin e trashëgimisë me prishjen e kësaj godine.

  • Ura e Zogut, prej muajit mars të 2022 është pjesë e programit “7 më të rrezikuarat” të organizatës ndërkombëtare “Europa Nostra”. Reshjet e dhjetorit të kaluar e dëmtuan edhe më tej Urën e Zogut, e shpallur prej vitit 1999 Monument Kulture i Kategorisë së Parë, tashmë drejt rrënimit.

Ura e Zogut është një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927. Ura me Harqe, është ndërtuar dhe projektuar nga Inxhinieri Italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga Italia.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *