Citizens.al

Vlorë: Peticion kundër ndotjes nga djegia e mbetjeve

Tymi i zi rikthehet vazhdimisht mbi Vlorë që prej 23 korrikut, kur zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve mbuloi me tym për disa ditë qytetin bregdetar, në kulmin e sezonit turistik.

Prej katër muajsh djegia e mbetjeve urbane në vendgrumbullimin pranë Rajonit Nr.4 shqetëson qytetarët, duke iu rrezikuar shëndetin. Ata reaguan përmes peticioni, që u firmos nga mbi 1700 banorë mes të cilëve 200 italianë që kanë zgjedhur Vlorën për të jetuar.

“Tavani është mbushur komplet me miza, nga ato të kuqet. Këtu para një muaji ka qenë karkaleci sa një grusht“,- tha Ilmi Jupe, që jeton vetëm 50 metra larg landfillit të mbetjeve.

Peticioni u dorëzua sot në Bashkinë e Vlorës dhe Prefekturën e qytetit nga përfaqësues të 20 organizatave mjedisore dhe grupimeve informale.

Ne foto Ermal Çukani dhe Giovanni Greco

“Pra iniciativa lind nga domosdoshmëria për të jetuar në një qytet sadopak normal, përsa i përket gjendjes së ajrit. Situata ka qenë kritike në katër muajt e fundit dhe vazhdon të jetë“,- analizon Ermal Çukani nga “Youth Build Community“.

“Djegia e mbetjeve urbane nuk është qasja e BE për menaxhimin e mbetjeve dhe bie ndesh me:  Kodin Penal”, thuhet nw në peticion, ku renditen njw swrw ligjesh dhe strategjish qw e ndalojnw kwte veprim.

Më 30 qershor, IKMT e gjobiti Bashkinë e Vlorës me 1 milionë lekë të reja pasi fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët duke mbuluar të gjithë zonën me tym të zi, situatë e përsëritur në vazhdimësi deri më sot.

Iniciativës dhe peticionit “Stop djegies së mbeturinave në Vlorë“ i është bashkangjitur edhe një grupim qytetarësh italianë prej 200 personash, të cilët kanë kontaktuar Ambasadën italiane në Vlorë, me shpresën e një zgjidhjeje të mundshme.

“Në Itali kemi pasur një eksperience të tillë, para 40 viteve dhe akoma sot e kësaj dite ka pasoja mbi shëndetin fizik të personave që kanë jetuar këtë situatë. Ajri është i tmerrshëm dhe nuk mund të marrësh dot frymë! “, pohoj për Citizens Channel Giovanni Greco.

Grecco shpreson se fuqizimi së bashku me komunitetin vendas do të ndihmoj për të marr një reagim nga institucionet përgjegjëse.

“Publikimi i ndotjes së ajrit në Vlorë nga mediat fqinje po ndikon edhe për dëmtimin e imazhit tek turistet, është një antireklamë me pasoja te numri i turistëve në vitet në vijim, si dhe të ekonomia e qytetit tonë.   “Vlora turistike” nuk mund të konkurrojë në tregun e turizmit rajonal me këtë ajër të ndotur“- theksohet në peticion.

Pas dorëzimit të peticionit sot, aktivistët shpresojnë në një reagim dhe ndërveprim nga bashkia e qytetit.

“Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, por ne po përpiqemi të bëjmë diçka për qytetin“, përmbyll Ermal Çukani.

Citizens Channel ka raportuar edhe më përpara për problematikën shëndetësore dhe mjedisore që ka sjell menaxhimi i mbetjeve si në Grabjan të Lushnjes etj.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Citizens.al

FREE
VIEW